-0.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Plaçkitje dhe vrasje në shifra shqetësuese, ekspertët thonë se po rrezikohet siguria publike

Më të lexuarat

Mbrëmjen e së mërkurës në kryeqytet ndodhën dy raste tragjike, pasi një grua dhe një burrë u vranë në rrethana të pasqaruara deri tash. Ndërsa, një javë më parë persona të armatosur kanë grabitur një argjendari në Suharekë, me ç’rast grabitësit plagosën një polic.

Një burrë rreth 52-vjeç të mërkurën  ther me thikë për vdekje nga dhëndri i tij. Ndërsa në një tjetër rast, po të njëjtën natë, një grua rreth të 30-tave u vra, siç thuhet, nga grabitësit në veturë, teksa bashkëshorti i saj arriti që të ikte bashkë më fëmijët.

Ditë më parë një tjetër grabitje e armatosur ndodhi në një argjendari në Suharekë. Katër persona u identifikuan si të dyshuar për rastin e në përpjekje për arrestimin e tyre policia të enjten zhvilloi operacion policor në Prishtinë, gjatë së cilit u vra njëri prej të dyshuarve dhe u plagos një zyrtar policor.

Këto ngjarje të rënda janë mesazh se siguria publike po rrezikohet thotë njohësi i sigurisë, Drizan Shala.

Ai në një prononcim për Telegrafin u shpreh se dhuna, vrasjet si dhe grabitjet e ndodhura së fundmi po japin një mesazh që siguria publike ka dal nga konturat e përcaktuara që garantojnë sigurinë individuale.

Drizan Shala

“Shkaqet që qojnë në veprime të tilla kriminale janë të bazuara në mungesë të një sistemi të mirëfilltë ekonomiko/social të veprimit kriminal grabitje, ndërsa te pjesa e vrasjeve dhe dhuna është e përcaktuar faktori psikologjik si shtytës kryesor në marrjen e veprime të tilla kriminale”, u shpreh tutje Shala.

Sipas tij, institucionet e vendit do të duhen që ta trajtojnë problematikën mbi bazën shkencore.

“Duke trajtuar etiologjinë dhe fenomenologjinë e veprimit për të ndërmarr veprime preventive në stazhin e parë dhe në masën represive në momentin që progresi i veprimit nuk ndalet me masa në fillim”.

Shala më tej tha se Policia e Kosovës duhet që të ndërmarr një veprim në formën e gjerë duke ndalur çdo veturë në qytete në orët e vona për të ndalur bartjen e armëve ilegale.

“Në këtë mënyrë jipet sinjali zero tolerancë për kryesit e veprave penale”, përfundoi ai.

Ndërsa, njohësi tjetër i fushës së sigurisë, Avni Islami, tha për Telegrafin se ditëve të fundit është rritur kriminaliteti dhe se ky është një shqetësim serioz.

Ai theksoi se rastet e tilla të plaçkitjeve dhe kriminalitetit ndodhin si pasojë e problemeve sociale dhe ekonomike.

“Kjo tregon se gjendja ekonomike dhe sociale në vendin tonë është jostabile. Ky problem është jo vetëm shtetëror por edhe shoqëror sepse shoqëria jonë edhe duke kaluar nëpër faza të rënda për shkak se përveç papunësisë e cila është e lartë, problemi është te arsimi dhe shoqëria në përgjithësi”, deklaroi Islami.

“Duhet të punohet më shumë që nga familja, shkollat dhe organizatat e shoqërisë civile e në fund te institucionet shtetërore madje edhe masat represive në mënyrë që të zvogëlohet numri i plaçkitjeve dhe vrasjeve”, shtoi ai.

Ndryshe, lidhur me plaçkitjen e armatosur në Suharekë gjithsej janë arrestuar shtatë persona, një i dyshuar është vrarë dhe një tjetër është në kërkim policor. Ndërsa, për dy vrasjet e ndodhura në Prishtinë ende nuk ka të arrestuar. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit