15.2 C
Pristina
Thursday, May 9, 2024

Nëse e harron recitimin e sures pas elFatihas a duhet bërë sexhden e harresës?!

Më të lexuarat

Kush e harron recitimin e sures pas elFatihas!

• Pyetja:
Pyetësi thotë: “E kam falur drekën vetëm, në rekatin e dytë nuk e kam thënë suren pas elFatihas si shkak i harresës dhe më është kujtuar para selamit, pastaj bëra sexhden e harresës, a ka ndonjë të keqe në këtë?!”

• Përgjigja:
“Nuk ka diçka të keqe ndaj teje, por nuk është obligim sexhdeja e harresës, sepse recitimi i sures pas elFatihas, apo recitimi i disa ajeteve nuk është obligim, obligim është elFatiha, kurse është e pëlqyer recitimi i sures pas elFatihas në rekatin e parë dhe të dytë në secilin namaz. Në qoftë së bën sexhden e harresës nuk ka të keqe dhe namazi yt është i saktë!”

Shejh Abdul-Aziz ibën Baz, Allahu e mëshiroftë!
| Mexh’mu-ul-Fetava 11/272 |.
Përktheu: Besim Gjelaj

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit