Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë: “Agjërimi i ditës së ashurasë, shpresoj se i shlyen mëkatet që janë bërë në vitin që ka kaluar”. (Muslimi).
Imam Neveviu [rahimehull-llah] thotë:
“Agjërimi i ashurasë i shlyen të gjitha mëkatet e vogla. Domethënia është i shlyen të gjitha mëkatet, përveç mëkateve të mëdha”.
Vazhdon e thotë:
“Agjërimi i ditës së Arafatit, i shlyen mëkatet për dy vjet, kurse agjërimi i ashurasë për një vjet, e nëse përputhet amini i njeriut me të melaqeve, i shlyen mkatet që i ka bërë më herët…Të gjitha këto gjëra të përmendura vlejnë për të shlyer mëkatet. Nëse gjejën ndonjë mëkat të vogël e shlyejnë, e nëse nuk ka mëkate as të vogla e as të mëdha, atëherë i shkruhen sevape dhe i ngriten shkallët…e nëse ka ndonjë mëkat të madh, e nuk ka mëkate të vogla, shpresojmë t’ia lehtësojë mëkatet e mëdha”. (“El-Mexhmu”, vëllimi i 6).
Shejhul-Islam Ibn Tejmiu [rahimehull-llah] thotë:
“Shlyerja e mëkateve me abdest, me namaz, me agjërim të Ramazanit, me agjërim të Arafatit, të ashurasë, është vetëm për mëkate e vogla”. (“Fetaval-Kubra”, vëllimi i 5).
Nuk duhet mashtruar me shpërblimin e këtij agjërimi
Disa njerëz mashtrohen kur mbështeten në agjërimin e ditës së Ashurasë ose të ditës së Arafatit, saqë disa thonë: agjërimi i ashurasë i shlyen mëkatet e tërë vitit, kurse agjërimi i ditës së Arafatit është shpërblim i tepruar.
Ibn Kajjimi [rahimehull-llah] thotë: “Ky njeri i mashtruar nuk e di se agjërimi i Ramazanit, falja e pesë kohëve të namazit, janë më të mëdha dhe më me peshë se sa agjërimi i ditës së arafatit dhe ditës së Ashurasë. Kur këto dy adhurime i shlyejnë mëkatet që bëhen mes tyre, nëse largohet nga mëkatet e mëdha. Ashtuqë Ramazani deri në Ramazan, xhumaja deri në xhuma, nuk kanë fuqi të shlyejnë mëkatet e vogla nëse nuk ia shoqërojnë edhe largimin nga mëkatet e mëdha, që me këto dy veprimet, të ketë mundësi t’i shlyej ato mëkate. Disa të mashtruar mendojnë se veprat e tija të mira janë më shumë se mëkatet e tija, sepse ky nuk e ka llogaritur vetveten në mëkate e as që ka numëruar mëkatet e tija. Ky njeri kur e ka bërë një vepër të mirë, e ka ruajtur dhe është kujdesur për te, ashtu sikurse ai që bën istigfar dhe tesbih me gjuhën e tij njëqind herë, kurse i përgojon dhe shkyen nderin e muslimanëve, flet gjëra të cilat nuk e kënaqin All-llahun [subhanehu ve teala] gjatë tërë ditës. Ky njeri e shpreson shpërblimin e këtyre tesbiheve dhe istigfareve, e nuk shikon denimin e përgojimit, gënjeshtrës dhe bartjes së fjalëve. Kjo është një mashtrim shumë i madh”. (“Meusuatul-Fikhije”, vëllimi 31, kapitulli mi mashtrimin).
Përgaditi http://www.islam-qa.com/
Përshtati: Bekir Halimi