8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Historiku i Ashurasë dhe vlera e agjërimit të kësaj dite

Më të lexuarat

Ibn Abbasi [radijall-llahu anhu] tregon: Kur erdhi Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] në Medinë, pa çifutët duke e agjëruar ashuranë. I pyeti: ç’është kjo që veproni? Thanë: Kjo është një ditë e mirë; në këtë ditë All-llahu ka shpëtuar izraelitët nga armiku i tyre, edhe e ka agjëruar Musai [alejhis-selam]. Tha: Unë jam më meritor për Musain se ju; e agjëroi dhe urdhëroi të agjërohet kjo ditë”. (Buhariu).

Agjërimi i ashurasë ka qenë i njohur edhe në xhahilijet. Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] e ka agjëruar edhe kur ishte në Mekë.

Agjërimi i ashurasë ka qenë edhe urtësi e obligimit të agjërimit të Ramazanit. Duke kaluar nga një fazë në fazën tjetër. Në fillim ishte obligim agjërimi i ashurasë që më vonë me zbritjen e ajetit Kur’anor:

“O ju që besuat, agjërimi u është bërë obligim…”. Të bëhet obligim agjërimi i muajit Ramazan. (“Ahkamul-Kuran” të Xhessasit).

Vlera e agjërimit të ashurasë

Abdull-llah ibn Abbasi [radijall-llahu anhu] tregon dhe thotë:

“Nuk kam parë Pejgamberin [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] duke u kujdesur për agjërimin e ditës që e ka vlerësuar mbi ditët tjera sikurse është puna me këtë ditë, dita e ashurës dhe sikurse është puna me këtë muaj, muajin e Ramazanit”. (Buhariu).

Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë:

“Agjërimi i ditës së ashurasë, shpresoj se i shlyen mëkatet që janë bërë në vitin që ka kaluar”. (Muslimi).

Kjo është dhunti e madhe që na e ka dhënë All-llahu [subhanehu ve teala], saqë për agjërimin e një dite na falen mëkatet që i kemi bërë për një vjet. Pasiqë All-llahu ka dhunti shumë të madhe.

Ashuraja është dita e dhjetë e muajit Muharem.

Përveç agjërimit të ditës së dhjetë është e pëlqyeshme edhe agjërimi i ditës së nëntë.

Abdull-llah ibn Abbasi [radijall-llahu anhu] tregon:

“Kur Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] agjëroi ditën e ashurasë dhe i urdhëroi të tjerët që ta agjërojnë, disa i thanë: o i Dërguar i All-llahut! Kjo është një ditë që e madhërojnë çifutët dhe të krishterët!? Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] tha: në vitin e ardhshëm, me lejen e All-llahut, do të agjërojmë ditën e nëntë. Mirëpo nuk erdhi viti i ardhshëm derisa Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] nuk vdiq”. (Muslimi).

Imam Shafiu, Imam Ahmedi, Is’haki dhe të tjerët kanë thënë: është e pëlqyeshme agjërimi i ditës së nëntë dhe të dhjetë, sepse Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] e ka agjëruar të dhjetën dhe ka vendosur ta agjëroj të nëntën.

Urtësia nga agjërimi i ditës së nëntë

Imam Neveviu [rahimehull-llah] thotë:

Dijetarët kanë përmendur disa urtësi nga agjërimi i ditës së nëntë:

1- Disa kanë thënë se është përqëllim kundërshtimi i çifutëve dhe të krishterëve, të cilët e agjërojnë vetëm ditën e dhjetë. I këtij mendimi është Ibn abbasi dhe disa të tjerë.

2- Qëllimi është ndërlidhja e ashurasë me agjërim, që mos të mbetet e vetmuar siç është rasti me xhumanë. Këtë e ka thënë Hattabiu dhe të tjerët.

3- Për të garantuar agjërimin e ditës së dhjetë, pasiqë mundet ta gabojmë hyrjen e muajit, nga shkaku i mosparjes së hënës në fillim të muajit.

Mendimi më i fuqishëm është kundërshtimi i Ehli Kitabit.

Shejhul-Islam ibn Tejmiu [rahimehull-llah] thotë:

“Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka ndaluar përgjajësimin me ithtarët e Librit në shumë hadithe, prej tyre është edhe rasti me agjërimin e ditës së ashura, ku thotë: “Po të jetoja deri në vitin e ardhshëm do ta agjërojë edhe ditën e nëntë”. (“Fetaval-Kubra”, vëllimi i gjashtë).

Përgaditi http://www.islam-qa.com/
Përshtati: Bekir Halimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit