Mutah “Napoleon” Beale është një ndër ish reperët shumë të njohur në Amerikë, i cili kishte shoqëri me 2Pac dhe shumë të tjerë nga ky zhanër i muzikës. Pasi ai pranoi Islamin, ai e la mbrapa atë jetë që e bënte dhe ka bërë thirrje që njerëzit të largohen, ngase ajo është një jetë fantome dhe e rrejshme.
Ai tani ka hapur një restorant në Arabinë Saudite dhe ai aktualisht po jeton në atë vend. Ai së fundi ka postuar një video interesante, ku sipas përshkrimit të videos atij në restorant i kishin ardhur 2 djem për ti kërkuar ndihmë atij.
Ato i kishin thënë nëse mundesh të na ndihmosh që të shkojmë në Amerikë dhe të jetojmë jetën e rrugës dhe ta përjetojnë jetën e gangsterit. Ai u tregoi një ngjarje nga jeta e një mikut të tij që ishte në burg, që ishte i detyruar të vrasë dikë në mënyrë që të shpëtojë nga kërcënimet me vdekje që i bënin grupet mafioze. Por ai ishte udhëzuar në Islam dhe nuk donte ta bënë këtë krim, e për këtë fali dy rekate dhe ju lutë Zotit, duke i thënë se jam i detyruar dhe nuk dua të vrasë njerëz. Ishte nisur për të bërë krimin, kur në altoparlantë dëgjoi emrin e tij, e mendoi që e kapi policia. Në atë moment e fshehu thikën, kur vetëm e lajmëruan që ai është i lirë për shkak të sjelljeve të tija të mira.
Napoleon i këshilloi djemtë e rinj që ta falënderojnë Zotin që janë lindur e rritur si musliman në Arabinë Saudite. Kjo videot është përhapur shumë në mediat sociale./KohaIslame.com]
https://www.facebook.com/lifeofanoutlaw/videos/2541955829263489/
https://www.facebook.com/lifeofanoutlaw/videos/2541955829263489/