7.7 C
Pristina
Thursday, April 18, 2024

A po e vuajnë dënimin kinezët për atë çfarë ju bënë myslimanëve ujgurë? Përgjigje nga dijetari amerikanë…

Më të lexuarat

Shumë njerëz janë duke shpërndarë mesazhe nga dijetar dhe të tjerë të cilët pretendojnë se Coronavirusi është duke u përhapur në qytetin e Wuhanit si një Dënim Hyjnor për Kinezët për shkak të asaj se çfarë po ju ndodh Ujgurëve.

Kjo formë kategorike e të shprehurit është e papërshtatshme në aspektin teologjik dhe po ashtu është i pavend në aspektin humanitar.

Askush nga ne nuk është i kualifikuar të flasë në emër të Allahut. Ne nuk jemi në gjendje të deklarojmë pse po ndodh diçka, ose të lidhim një tragjedi të përgjithshme me një të keqe specifike. Dhe ne nuk po tregojmë mëshirë kur pretendojmë se të gjithë njerëzit që janë nënshtruar ndaj kësaj janë duke u ndëshkuar për një krim që shumica e tyre nuk kanë asnjë lidhje. Imagjinoni nëse (Allahu na ruajt të gjithëve!) diçka ndodhi në qytetin tuaj apo familjen tuaj dhe të tjerët thanë se kjo ishte për shkak të asaj që bëri qeveria juaj!

Përkundrazi, ne themi siç tha Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem), kur nëna jonë Aishja (r.a.) e pyeti për murtajën: “Ky është një ndëshkim që Allahu ia dërgon atij që dëshiron, por Allahu gjithashtu e ka bërë atë mëshirë për besimtarin. Pra, kushdo që preket nga murtaja në qytetin e tij, dhe ai mbetet në të, i durueshëm, duke pritur që Allahu ta shpërblejë atë, duke e ditur se asgjë nuk do të ndodhë me të, përveç asaj që ka vendosur Allahu, do të shpërblehet me shpërblimet e një dëshmori! ” [Buhariu].

Pra, mësojmë se po, çdo fatkeqësi e vetme, personale ose shoqërore, mund të jetë rezultat i mëkateve, dhe ka potencialin të jetë një ndëshkim, por ne nuk e lidhim atë me asnjë mëkat apo krim. Dhe, gjithashtu u japim shpresë atyre që janë në vende të tilla, që ju o njerëz: drejtohuni Allahut, kërkoni ndihmën e Tij, jini të durueshëm dhe e dini se asgjë nuk ndodh përveç se me Urdhrin e Allahut. Ne nuk bëjmë që ata të ndjehen keq ose të pretendojnë se po ndëshkohen të gjithë ose – Zoti na ruajt – të drejtojmë gishtin për tragjedinë e tyre siç duket se disa po bëjnë.

Çdo fatkeqësi, personale ose kombëtare, ka mundësi të jetë ndëshkim ose të jetë mëshirë. Varet nga ajo se si sillemi ne, që pastaj ajo të jetë ose mëshirë ose dënim.

Allahu e di më së miri

Shënim: Është e dhimbshme që duhet të bëjë këtë deklaratë, por janë disa njerëz që këtë shkrim dhe të tjera i marrin vetëm për keq. Përkrahja ime për Ujgurët ka qenë e zëshme dhe e zhurmshme, bile edhe kam mbajtur hutbe, kam ngritur shqetësimin dhe kam bërë kunut (dua) për ta. Sigurisht jemi të indinjuar me atë çfarë po bënë qeveria Kineze, por nuk drejtojmë gishtin për fajësuar dikë për fatkeqësitë kombëtare, si përgjigje e nervozes tonë.

Yasir Qadhi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit