0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

7 gabimet më të shpeshta në komunikim

Më të lexuarat

Janë të shumtë ata që mendojnë se janë të mirë në komunikim, por janë po ata që shpeshherë bien pre e disa gabimeve, të cilat shkaktojnë irritim të madh tek të tjerët.
Por këtu s’ka asgjë për t’u shqetësuar, sepse ato janë të gjitha gabime që janë lehtësisht të përmirësueshme.
Ja 7 gabimet më të shpeshta të cilat bëhen në komunikim:
1. Vetëm flisni dhe nuk dëgjoni fare
Një prej elementeve më të rëndësishme të një bashkëbisedimi është të jesh një dëgjues i mirë. Një prej mënyrave më të mira për ta përmirësuar këtë fakt është të bëheni një dëgjues aktiv. Pyetjet mbi atë që po dëgjoni, janë një mënyrë mjaft e mirë për të qenë gjithmonë të përqendruar në bisedë. Jo vetëm pyetjet, por edhe komentet dhe mendimet tuaja mbi atë temë që jeni duke diskutuar e bëjnë tjetrin të kuptojë që jeni të përqendruar dhe po e dëgjoni atë me shumë vëmendje. Në radhë të parë duhet të mësoni të dëgjoni dhe pastaj të nisni bashkëbisedimin, shkruan EO.
2. Breshëri pyetjesh
Nëse ju filloni dhe nuk dini të pushoni, duke e bombarduar bashkëbiseduesin tuaj me breshëri pyetjesh, edhe nëse ato mund të ishin me interes në fillim, ato mund të kthehen në irrituese. Përmirësojeni bashkëbisedimin duke bërë pushime të shkurtra, duke e dëgjuar edhe tjetrin dhe t’i jepni edhe atij mundësinë për t’u shprehur ashtu siç doni edhe ju.
3. Flisni pa pushim
Shpeshherë nervozizmi ju krijon vështirësi në të shprehur, prandaj në situata të cilat jeni nervozë, këshillohet që të mos flisni shumë, sepse do të përfundoni duke e acaruar bashkëbiseduesin tuaj. Në këto raste këshillohet që të bëni parapërgatitje dhe të tregoheni sa më të saktë. Kjo gjë do t’ju rrisë besimin në vetvete gjë që pastaj do të reflektohet edhe gjatë bashkëbisedimit.
4. Ju dhe vetëm ju
Mundohuni që të mos e dominoni bisedën me argumentet tuaja apo me pyetjet tuaja të shpeshta sepse do të përfundoni duke bërë monolog me veten. Jepini tjetrit hapësirat që merrni edhe për vete.
5. Mungesë besimi
Një ndër gjërat më të rëndësishme në bashkëbisedim është që ju të parët duhet t’i besoni të gjitha atyre që thoni. Vetëm në këtë mënyrë mund të tërhiqni vëmendjen e bashkëbiseduesit, sepse nëse as ju vetë nuk i besoni ato që do të thoni, bashkëbisedimi do të ishtë më mirë që të evitohej.
6. Ndërhyni vazhdimisht
Një prej faktorëve që çon në dështimin e një bashkëbisedimi është ndërhyrja e vazhdueshme e njërës palë, e cila në të shumtën e rasteve është fare e pavend.
7. Flisni shumë shpejt
Mund të ndodhë që kur ju jeni të gëzuar apo edhe nervoz t’ju krijohen vështirësi në të shprehur, sepse emocionet bëjnë të veten. Nëse doni ta përmirësoni një situatë të tillë, këshillohet që të merrni frymë thellë dhe të mundoheni të thoni vetëm gjërat më të rëndësishme dhe mos harroni të ndaloni nga njëra fjali në tjetrën, gjë kjo që i thekson edhe më shumë ato çka do të thoni.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit