0.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

15 HAPA DREJT NJË PERSONALITETI TË SHËNDOSHË

Më të lexuarat

Shpesh dëgjojmë se shumë të rinj po e braktisin jetën e lumtur, besimin e pastër, po shkelin mbi nostalgjinë dhe mallin për vendin e tyre, dhe në një moshë ende të re po largohen dhe po ndahen nga familjet e tyre. Shumë njerëz, për tërë këtë ndryshim, fajtojnë ngjarje dhe rrethana momentale, duke shfajësuar fëmijërinë të cilën ata e kaluan dhe ndikimin e saj në këto fatkeqësi!

Është e vërtetë se fëmijëria nuk është përgjegjësi parësor për devijimin e të rinjve, por e njëjta assesi nuk mund të lirohet nga përgjegjësia. Ka disa çështje që duhet dhënë rëndësi gjatë fëmijërisë, çështje që e bëjnë fëmijën të formon mendime të shëndosha, dhe e ndihmojnë të qëndron larg ambientit dhe mendimeve devijuese. E ndër ta: 

1. Heshtja para fëmijës në momentin kur ai shpreh ndjenjat e tij pozitive qofshin ato apo negative, që do të thotë: ta dëgjosh mirë, me vëmendje dhe interesim, të zhvillohet mes jush bisedë e pse jo edhe një lloj dialogu dobiprurës. Nëse ai nuk e gjen këtë mundësi tek edukatori i tij, ai rritet në një mendim monolit që nuk pranon diskutim e as nuk zhvillon dialog. E nëse fëmija është mësuar të marrë vetëm urdhra, atëherë ai e humbet aftësinë e të menduarit, medituarit e të logjikuarit. Kështu ai bëhet një person që vetëm do pranon ide të gatshme nga të tjerët, pastaj ti trajton ato si postulate pa menduar për ndonjë lloj ndryshimi apo përmirësimi. 

2. Pranoje fëmijën ashtu siç është: Në stilin e të menduarit, mënyrën e trajtimit të gjërave, si dhe psikologjinë e tij që posedon, gjë që do ta bëjë atë të ndjehet i sigurtë pranë teje. Kështu do të jetë më e lehtë që të punohet me të. Edhe nëse ai ekspozohet në ndonjë situatë të pavolitshme, ndeshet me ndonjë ide jo të shëndoshë, dëgjon ose sheh ndonjë ves apo dukuri të keqe që bie ndesh me dinin, traditën dhe moralin e tij, ai nxiton me qetësinë më të madhe në prehrin e edukatorit të tij, ia paraqet rastin dhe këshillohet me të. 

3. Stimulimi i fëmijëve forcon lidhjen psikologjike të fëmijës me edukatorin e tij. Ai kujdeset ta takojë edukatorin, të ndajë çdo gjë me të, dhe duke i shfaqur cilësitë dhe veset më të mira, ai bën çmos të arrijë kënaqësinë e tij. Ndryshe, nëse gjen përballë një mur të fortë, nga i cili nuk dëgjon asnjë fjalë inkurajuese, e as nuk sheh buzëqeshje që e gëzon, jo vetëm që do formon tek ai një izolim psikologjik, por edhe do e zhvendos tek dikush që fëmija do i beson në diturinë dhe idetë e tij. E ai padyshim që mund të mos jetë ashtu siç fëmija e mendon.

4. Të ndërtohet raport i ndërsjellët sipas edukatës dhe mëshirës profetike, i ishte: “Dhe Ne nuk të dërguam ty veçse si mëshirë për botët” [Enbija: 107]. Mëshira është edukatë me të cilën nëse pajiset edukatori, do formojë një fëmijë të dashur. Mëshira dhe butësia në edukatë janë cilësi të patjetërsueshme, që fëmija të mos rritet nën idenë se trajtimi i gabimeve bëhet vetëm me mizori e dhunë, dhe përveç tyre nuk ka zgjidhje tjetër! Nëse rritet me këtë ide, ai do trajton çdo çështje që e gjykon si të gabuar,  me dhunë dhe ashpërsi, sepse ai më është i bindur se ato janë dy mënyrat e vetme që mund të rikthejnë dikë në rrugën e drejtë.

5. Harmonia familjare me të cilin është stolisur familja, është diç që gëzon zemrën e fëmijës. Ku takimi i të gjithë anëtarëve të familjes në tavolinat e ushqimit, ndenja e dobishme, konsultimi për çështje familjare, ose të ngjashme me ta, bën që ide të shëndosha të mbinë dhe rriten në mendjen e fëmijës. Me këtë harmoni familjare rikuperohet dëshira për vetmi, mbyllja në vete dhe izolim, si dhe luftohet delikuenca e shoqërisë së keqe, e cila është një moçal i mbushur me devijime dhe prirje të dyshimta. Po ashtu rikuperon varësinë nga lojërat elektronike, rrjetet sociale dhe interneti, aty ku fëmija gjen fusha të hapura e të rrezikshme të cilat ndikojnë dukshëm në zhvillimin e personalitetit të tij. Kjo është shumë me rëndësi sepse shumëllojshmëria e metodave të saj, bën tërheqje marramendëse dhe ndikim të papritur tek fëmijët, e çka është më keq, formohen bindje të gabuara dhe të rrezikshme si shkak i komunikimit me njerëz që nuk e njohin fenë. Prandaj, është e nevojshme që edukatori, kur i jep fëmijës një pajisje elektronike, ta shoqëroj edhe ai në të, të luajë me të dhe të vendosë atë që i sjell dobi atij, e jo ta lë atë nën ndikimin e tyre.

6. Kujdesi i edukatorit për përmendjen e begative që i rrethojnë e që i posedojnë, siç është: udhëzimi në Islam, begatia e stabilitetit, sigurisë dhe qetësisë, ushqimit, pijes, veshmbathjes, shkollave e xhamive, dhe rritja e tij si një mirënjohës për të gjitha këto, e bën atë të ndihet krenar për këtë bekim hyjnor. 

7. Edukatori duhet të flasë sa më shumë për veçoritë morale të Islamit, në një mënyrë të lehtë e të kapshme për tu perceptuar, siç janë dashuria, mirësia, toleranca,trimëria, përshëndetja me selam, buzëqeshja, e shumë veçori tjera që do formojnë tek ai një person mirëdashës ndaj vetes dhe ndaj të gjithë atyre që e rrethojnë. Ndërsa ai që është rritur në urrejtje apo epërsi ndaj të tjerëve, ai gjithmonë do t’i nënçmoj dhe shtyp ata që nuk pajtohen me të, do shkatërron rrethin ku jeton, dhe të njëjtin do ta gjejmë më të zhytur në idetë e devijuara dhe të kundërvënë ndaj edukatës dhe rregullave sheriatike. 

8. Ndihma e fëmijës për të zgjedhur miqtë e tij. Pra, të jenë miq nga familje të mira, të ekuilibruara, të cilat nuk njihen për devijime. Dhe kjo, sepse një mik ndikon në ndryshimin e bindjeve jo më pak se ndikimi i prindërve. Rreziku më i madh sot na vjen sidomos nga miqtë elektronik, të cilët e kanë më të lehtë realizimin e ideve djallëzore për devijim të të rinjve, gjë që i bën ata më me ndikim se miqtë që na shoqërojnë, veçanërisht kur gjen tek ata atë që i plotëson disa nga tekat dhe instinktet e fëmijës. Zgjedhja e një shoku të mirë rrit nivelin e edukimit të fëmijës tonë, mbi parimin e drejtësisë, dashurisë për të mirën, sinqeritetit dhe suksesit. 

9. Fëmija ti njohë mirë prindërit dhe arritjet e tyre, dhe pastaj të edukohet që gjithmonë të lutet për ta, si p.sh. Zoti i ruajt, Zoti u dhëntë sukses, Zoti ua zgjattë jetën në bindje dhe nënshtrim ndaj Tij, dhe lutje të tjera që e bëjnë një fëmijë të ndiej dashurinë për prindërit dhe familjen e tij, për të mirën dhe fenë e tij. 

10. Preokupimi me fëmijën dhe çdo gjë që i zhvillon besimin dhe aftësitë e tij mendore, shëndetësore, sociale, psikologjike, shkencore, në nivel që i përshtatet, pa i dhënë vështirësi, e pa e ngarkuar me atë që nuk mund të përballojë. Dhe ky përkujdes është porosi nga i dërguari ynë, ku thotë: “Të gjithë jeni barinj dhe të gjithë jeni përgjegjës për tufën e ti”. (Transmeton Buhariu )

11. Prindërit nuk duhet të vonojnë në trajtimin e fëmijës, i cili ka ndonjë ideje të çoroditur që i është bashkangjitur mendjes së fëmijës, sepse çdo trajtimi i vonuar njëherë nënkupton edhe rritjen e vështirësisë për të hequr qafe të njëjtën ide. 

12. Shkolla dhe xhamitë patjetër të luajnë rolin e tyre në zhvillimin dhe mbrojtjen e fëmijëve. Ata duhet të mbjellin dashurinë ndaj fesë, besnikërinë ndaj prindit, dhe e gjithë kjo të paraqitet me mënyra dhe mjete tërheqëse që sjellin ndikim pozitiv. 

13. Lansimi i kanaleve televizive që do punojnë në edukimin e fëmijëve duke ofruar programe të menduara dhe të studiuara mirë, që ndërthurin argëtim por dhe formim të personalitetit të shëndoshë, me kusht që të jenë konkurrues në nivelin e kanaleve të tjera që iu servohen fëmijëve. 

14. Publikimi i revistave dhe librave të pasura me informacione të dobishme, të ilustruara, dhe lojëra të shkruara në letër, që drejtojnë mendjen e fëmijës dhe e ndihmojnë atë në formimin e një personaliteti me tipare dhe karakteristika të shëndosha. Nuk ka të keqe nëse fëmijës i lejohen të luaj ca lojëra, qofshin ato edhe elektronike, nëse të njëjtat mbjellin vlera të larta dhe qëllime fisnike, e motivojnë atë drejt formimit dhe zhvillimit në aspektin pozitiv. Si p.sh. të marrë rolin e mësuesit, mjekut, inxhinierit, ushtarit, bujkut, zdrukthtaritit, apo role të tjera të dobishme. 

15. Krijimi i fushatave të gjera sensibilizuese për fëmijë, në të cilat do zbulohen sekretet e fëmijërisë së këtyre të rinjve, dhe të njëjtat do shfrytëzohen në ndërtimin e personaliteteve me vlerë, moral dhe njerëz që bartin përgjegjësi. 

Këto janë vetëm disa ide nga idetë e shumta që ndihmojnë në formimin e një rinie të shëndoshë, por kushdo që ka njohuri në këtë lëmi duhet të punon në idetë e tij dhe t’i zhvilloj ato, që së bashku të punojmë për fëmijët tanë, duke shpresuar që Zoti I Plotfuqishëm do na ndihmojë drejt udhëzimit të fëmijëve tanë. Zoti e di më së miri.

Përktheu: Senad Ramadani

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit