Zhvlerësohet Facebook-u

0
60

Aksionet e “Facebook” ranë të martën nën kufirin e 29 dollarëve, për herë të parë që prej kuotimit të tyre në bursë.

Aksionet u lëshuan me një vlerë prej 38 dollarësh më pak se dy javë më parë, pas një vlerësimi total të aseteve të firmës në 104 miliardë dollarë.

Që prej atëherë, rrjeti shoqëror ka humbur pothuajsen e çerekut të vlerës së tij, duke reflektuar një vlerë të përgjithshme më reale të kompanisë.

Vetëm gjatë së martës, aksionet pësuan një rënie prej 9%, duke zbritur në 28,78 dollarë.

Sipas ekspertëve, vlera e rrjetit social në kuotimin e parë u fry që në fillim në mënyrë artificiale dhe duke pasur shumë njerëz që besojnë se kompania tashmë ka arritur kulmin e saj, rezultati ishte i pritshëm.