Vetitë shëruese të mollës dhe të dardhës

0
29

Molla dhe vetitë e saj mjeksore

Për qëllime mjekësore përdoren frutat e mollës dhe gjethet.Frutat përmbajnë rreth 15 përqind sheqerna, acide organike e sidomos acid malik, janë të pasura në karotinë (provitaminë A), me vitamina B1, C, E, P, B2, PP, të cilat ndodhen nën lëkurë.

Farat e mollës përmbajnë albumina dhe yndyrë. Molla si frut ka veti freskuese, qetësuese dhe zbutëse. Çaji i përgatitur me mollë të ziera pakëson etjen, zbut acarimin e laringut.

Ky çaj përdoret për të zbutur e për të pakësuar të kollurit, kundër bllokimit të zërit, lehtëson dhimbjet e grykës ,acarimet e rrugëve të frymëmarrjes dhe të vetë mushkërive. Çaji i mollës ndihmon për funksionimin e mirë të veshkave dhe të fshikëzës urinare.Ai përdoret kundër infeksioneve të këtyre organeve.

Mollët rekomandohen të përdoren edhe tek njerëzit me sëmundje nervore, të cilat shoqërohen me pagjumësi. Ato përdoren me efekt kundër reumatizmave, artritizmit dhe kundër gurëve në veshka. Rezultate të mira japin edhe kundër sëmundjeve të mëlçisë.

Gjethet e mollës përdoren kundër helmimeve që shkaktohen nga ushqimet.Cipa e jashtme e frutave të mollës ka përmbajtje të lartë vitaminash.


Vetitë shëruese të dardhës

Dardha përbën një burim të madh vitaminash dhe kripërash minerale, e meqe nuk përmban substanca që shkaktojnë alergji, rekomandohet si ushqim për foshnjat dhe për personat alergjikë. 

Në çështjen e shëndetit edhe dardha do të vendosej krahas mollës dhe portokallit. 
Dardha para ngrënies ashtu si molla, nuk duhet qëruar, pasi shumë vitamina ndodhen në lëkurën e saj. 

Aftësitë sheruese të dardhës janë:

1. Lëngu i dardhës ndihmon qetësimin e fytit të irrituar nga kolla.
2. Është mjaft e njohur për vetitë e saj zbutëse dhe qetësuese, sidomos kundër djegieve të stomakut, dispepsisë, gastriteve, koliteve dhe problemeve të zorrës së trashë.
3. Dardha përmban një substancë të quajtur pektinë, e cila qetëson zorrën e trashë në raste diarreje apo kapsllëku.
4. Luan rol në uljen e kolesterinës në gjak.
5. Vetitë e saj diuretike ndihmojnë në jashtëqitjen e shpejtë të toksinave nga organizmi, duke rritur edhe prodhimin e acidit urik, çka ndihmon në personat me artrit urik.
6. Vetitë e saj pastruese ndihmojnë në uljen e dhimbjeve të kyçeve.
7. Dardha përmban elementin bor, i cili ndihmon në mbrojtjen e organizmit nga osteoporoza.
8. Dardhat njihen për efektet e tyre pozitive në forcimin e kockave.