9.2 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Vajza iraniane dëshiron të martohet me të dënuarin me vdekje

Më të lexuarat

Një e re iraniane ka parashtruar kërkesë në Gjykatën Penale në Teheran që t’i lejohet asaj të martohet me të riun të dënuar me vdekje për shkak të një vrasjeje të kryer, i cili është duke pritur ekzekutimin e dënimit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Agjencia e lajmeve Mizan raporton se vajza e paidentifikuar ka parashtruar kërkesën e saj në tentativë për të shpëtuar jetën e të dënuarit me vdekje të cilin nuk e kishte njohur më parë, ndërsa për rastin tha se ishte njoftuar përmes vëllait të saj i cili vuan një dënim në burg.

“Vëllai im është në njërin nga burgjet në Teheran. Ai e ndanë qelinë me Hasanin i cili në vitin 2009 kishte vrarë nipin e tij për çka është dënuar me vdekje. Dënimi është konfirmuar edhe nga gjykata Themelore” ka pohuar vajza.

Ajo thotë se është prekur thellë nga rrëfimi për Hasanin të cilin dëshiron ta shpëtojë.

“Për një palë këpucë është kryer vrasja dhe ai është penduar thellë. Kur dëgjova për rastin vendosa ta ndihmoj kështu që përmes kërkesës për martesë të përfshijë në këtë rast edhe familjen e tij” ka thënë vajza.

Mbetet që gjykatësi në gjyqin penal të shqyrtojë kërkesën.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit