7.7 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

Ushqimet “bio”.. përse ekziston ky term?

Më të lexuarat

Ushqimet “BIO” janë ato ushqime që i kanë ruajtur përbërësit e tyre natyralë dhe që nuk kanë përbërës të shtuar artificialisht apo kontaminime gjatë prodhimit, përpunimit dhe tregëtimit të tyre.

Njohuri të Përgjithshme

Sfida më e madhe e njerëzimit si në kohërat e vjetra, ashtu edhe në kohërat e sotme është sigurimi i sasisë ushqimore me cilësinë e duhur, e aftë për të mbuluar nevojat e popullsisë botërore që rritet më një shpejtësi marramendëse. Prodhimi, përpunimi, ruajtja dhe mbërritja deri tek konsumatori përbën një proçes sa sfidues aq edhe delikat edhe për shkak të zhvillimeve teknologjike në fushën e ushqimit.

Nëse më parë kjo sfidë kishte të bënte vetëm me kapacitetet prodhuese ushqimore të afta për të mbuluar nevojat e njerëzimit, sot shohim se sfida nuk është për sigurimin e kapaciteteve të nevojshme, por në sigurimin e cilësisë së duhur, në mënyrë që ushqimet mos të kthehen realisht në një faktor risku për shëndetin e njeriut. Nga njëra anë kemi zhvillime sasiore, të cilat kanë zgjidhur problemin e sigurimit të kapaciteteve prodhuese, por nga ana tjetër, me të njëjtin shpejtësi është kërcënuar siguria ushqimore, që do të thotë që sasia është garantuar “në kurriz” të cilësisë duke prishur një balancë që rezulton me të vërtetë shumë delikate. Në fakt, ardhja e ushqimit të duhur tek ne, me cilësinë, çmimin dhe kohën e duhur është bërë një nga faktorët kryesorë të një jete të shëndetshme.

Qysh prej periudhës së industrializimit kur nisën hapat e para të superprodhimit, lindi nevoja për konservimin e ushqimit si për shkak të zotërimit të tregjeve gjithmonë e më të mëdha e më të largëta, ashtu edhe nevojës për t’u përdorur sa më pak në kohë. Në kohët e sotme, në kushtet e hiperkonkurrencës, lindi nevoja për manipulimin e ushqimeve në aspektin e shijes duke i bërë ato sa më të mira dhe me një shumllojshmëri sa më të madhe shijesh. Në këtë mënyrë lidën teknologjitë e konservimit dhe manipulimit të shijeve.

Tashmë është provuar shkencërisht dhe praktikisht dëmi që sjellin ushqimet e përpunuara dhe si kundërshtim i kësaj mënyre prodhimi dhe konsumi, lindi koncepti i ushqimeve “BIO”. Ushqimet “BIO” janë ato ushqime që i kanë ruajtur përbërësit e tyre natyralë dhe që nuk kanë përbërës të shtuar artificialisht apo kontaminime gjatë prodhimit, përpunimit dhe tregëtimit të tyre. Ushqimet “BIO” janë një koncept i ri që nuk egzistonte më parë (pasi të gjitha ishin ushqime “BIO”) për të bërë diferencimin nga ushqimet e përpunuara.

Sot është tepër e vështirë të gjenden ushqime të tilla. Konservat si reçeli, frutat e konservuara, nënproduktet e mishit, si sallamrat, proshutat, nënproduktet e drithërave si biskotat, ëmbëlsirat, nënproduktet e qumështit, si kosi, djathërat, përpunohen në rrugë industriale për të krijuar një pamje dhe aromë më të mirë, por ato janë të ngarkuara me aditivë dhe konservantë pët të përmirësuar formën, ngjyrat, aromën dhe shijet e tyre, si dhe për të rritur jetëgjatësinë. Frutat, perimet, drithërat, mishi, peshku, qumështi, etj. i përmbajnë të gjitha elementët për të cilat ne kemi nevojë. Sa më shumë që ato përpunohen duke ua ndryshuar vetitë fiziko-kimike dhe ushqimore të tyre, aq më pak kemi dobi prej tyre.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit