20.9 C
Pristina
Sunday, May 19, 2024

U përurua restaurimi i xhamisë “Alaudin” në Prishtinë

Më të lexuarat

Prishtinë, më 6 maj 2024

Me një ceremoni solemne është përuruar restaurimi i xhamisë “Alaudin” në Prishtinë, e cila është restauruar së fundmi.

Në këtë ceremoni solemne mori pjesë Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava, zëvendësministri i Kulturës dhe Turizmit i Republikës së Turqisë, dr. Serdar Çam si dhe mysafirë të tjerë. Përmes platformave online, këtë ceremoni e përshëndeti edhe presidenti i Turqisë, z. Rexhep Taip Erdogan.

Kjo ceremoni ishte pjesë e një programi kolektiv të objekteve të restauruara nga Turqia, si në vend ashtu edhe në vendet e tjera, duke përfshirë edhe Kosovën. Në këtë ceremoni, presidenti Erdogan, përshëndeti dhe falënderoi Myftiun e Kosovës, Naim ef. Tërnava dhe kryeimamin e Kosovës, Vedat ef. Sahitin.

Në ndërkohë, një delegacion i lartë i Turqisë i udhëhequr nga zëvendësministri i Kulturës dhe Turizmit i Republikës së Turqisë, dr. Serdar Çam, morën pjesë edhe fizikisht në ceremoninë e hapjes së kësaj xhamie.

Pas lidhjes së drejtpërdrejtë në këtë ceremoni, Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava i priu delegacionit turk për të parë punën që është bërë më këtë xhami. Krejt në fund delegacioni turk së bashku me mysafirët e tjerë falën namazin e drekës në këtë xhami, të cilit i priu Myftiu Tërnava.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit