16.1 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

“Terrorizmi më shpesh vie në dukje nga organet shtetërore sesa nga politikat nënshtetërore”

Më të lexuarat

Shkruan: Sylejman Çerkezi

Terrorizëm është lufta e vazhdueshme e organizuar nga grupe të caktuara politike shtetërore dhe nënshtetrore në shtypje të një grupi të cakuar. Terrorist është njeriu që i lufton lirinë e tjetrit.

Terrorizmi më shpesh vie në dukje nga organet shtetërore sesa nga politikat nënshtetërore. Ku luftohen grupe të caktuara jo vetëm me konflikt dhune ose armë por me armën e pushtetit pa u bërë zhurmë dhe e cila është e vazhdueshme derisa ta gjunjëzojë shoqërinë. Kemi edhe terrorizëm ndërshtetërorë ku shfaqet mes dy e më shumë shtetesh.

Në këtë temë do doja ta shqyrtoja terrorizimin shtetëror me terroristët në pushtet ku me armën e pushtetit terrorizohet shoqëri ja pse:

Në ndërdijen tonë është krijuar ashtu siç edhe e kanë instaluar ose shpikur terrorizmin që ne e njohim sot por nuk është i vetmi;

-Terrorizmi ekonomik
-Terririzmi kulturor
-Terrorizmi fetar

Terrorizmi politik e mbi të gjitha këto, terrorizmi i pushtetit, ku me veglën e pushtetit pushtetetarët pushtojnë popujt dhe i terrorizojnë. I urituri nuk është i lirë ai është i terrorizuar nga uria e varfërinë ia sjellin politikanët ose pushtetarët terrorist. Injoranca dhe niveli i ulët arsimor ose fëmijët tanë terrorizohen për çdo dit nga injoranca arsimore e drejtuar nga pushtetet. I sëmuri terrorizohet nga sëmundja e ku pushtetarët terroristë i terrorizojnë me nivel ‘përtokë’ të shëndetësisë. Punëtori terrorizohet me pagesë të ulët. Drejtësia terrorizohet nga padrejtësia shtetërore. Droga terrorizon jo vetëm përdoruesit por dhe familjet e shoqërinë e gjërë. E shumë të tjera terrorizma të tjerë që mbillen dhe dirigjohen nga pushtetetarët duke shfrytëzuar mashën e pushtetit. Pra popujt janë të terrorizuar në të gjitha aspektet jo vetëm në terrorin sipërfaqësor. Këta terrorisët ushtrojnë terror mbi popull.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit