4.1 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Të ushqyerit në fast-food ndryshon personalitetin

Më të lexuarat

Specialistët mbështesin mendimin se fast-food ndikon në ndryshimin e personalitetit tek personat.

Bazuar në deklaratat e studiuesve kanadezë të dhëna për revistën “The Psychological Science”, produktet ushqimore të shitura në fast-food nuk ndikojnë vetëm në shëndetin, por edhe në personalitetin e personit.  

Sipas specialistëve, këto produkte të gatuara shpejt dhe të prodhuara për t’u konsumuar menjëherë  ndikojnë në krijimin e personave të padurueshëm, të cilët kërkojnë të kënaqin shijet e tyre menjëherë.  

Kohëzgjatja e servileve, e matur me minuta dhe praktikat të cilat synojnë të kënaqin plotësisht dhe shpejt klientin, bëhen shkak që këta persona të jenë të paduruar edhe në çështje të tjera. 
Personat të cilët kërkojnë shpejtësinë e servisit të fast-food  në restorante të tjera mund të hapin  probleme nga më të ndryshmet.

Bëhet e ditur se kjo gjendje e përfitimit të kënaqësisë momentale rrit të njëjtën dëshirë edhe në çështje të tjera. Për këtë arsye, personat ndryshojnë aktivitetet zbavitëse, nuk kërkojnë të presin shumë për të fituar diçka dhe ndryshojnë zakonet e tyre të pastrimit, në mënyrë që t’i realizojnë më shpejt. /ZH

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit