10.7 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Të mirat që vijnë nga konsumi i thjerrëzave

Më të lexuarat

Thjerrëzat janë pjesë e pandashme e kuzhinës në çdo cep të botës. Qytetërime të ndryshme i kanë përdorur thjerrëzat si burim ushqimor, madje studimet arkeologjike kanë pranuar që thjerrëzat janë përdorur për ushqim që nga Epoka e Gurit.
Thjerrëzat kanë pak kalori dhe janë të pasura me vlera ushqimore. Ato konsiderohen si bimët perfekte bishtajore për t’u kombinuar me sallata, salca apo gatime me bazë vegjetariane.
Me ardhjen e dimrit, konsumatorët kanë gjithnjë tendencën të zgjedhin ushqime që janë të thjeshta për t’u gatuar. Thjerrëzat janë një prej këtyre ushqimeve të lehta por plot me vlera. Shija e tyre me bazë arrore është e preferuar dhe lehtësisht e kombinueshme me një sërë ushqimesh të tjera. Thjerrëzat janë një burim i shkëlqyer i proteinave dhe karbohidrateve. Thjerrëzat gjithashtu përmbajnë nivele të larta të kalciumit, fosforit, vitaminës B dhe hekurit. Nëse i përfshini thjerrëzat në dietën tuaj do të merrni përfitimet e mëposhtme:

1. Thjerrëzat ulin kolesterolin
Thjerrëzat ndihmojnë në uljen e kolesterolit në gjak, sepse përmbajnë nivele të larta të fibrës së tretshme. Ulja e kolesterolit zvogëlon rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe goditjeve në tru, sepse mungesa e kolesterolit nënkupton arterie të pastra.
2. Thjerrëzat sigurojnë shëndetin e zemrës
Shumë studime kanë treguar që ngrënia e ushqimeve të pasura me fibër, siç janë thjerrëzat ul rrezikun e sëmundjeve të zemrës. Thjerrëzat janë një burim i shkëlqyer i folatit dhe magnezit, dy elemente jetësorë për shëndetin e zemrës. Folati ul nivelet e homocisteinës, një aminoacid i rrezikshëm për zemrën. Magnezi përmirëson qarkullimin e gjakut, oksigjenit dhe ushqyesve të tjerë nëpër të gjithë trupin. Nivelet e ulëta të magnezit kanë një lidhje të drejtpërdrejtë me sëmundjet e zemrës, ndaj nëse hani thjerrëza, zemra juaj do të jetë e lumtur.
3. Thjerrëzat përmirësojnë tretjen
Fibra e patretshme që gjendet tek thjerrëzat parandalon konstipacionin dhe çrregullime të tjera me tretjen siç është sindroma e zorrës së irrituar dhe divertikuloza.

4. Ekuilibrojnë nivelin e sheqernave në gjak
Vlerat e fibrës në organizëm janë të shumta. Fibra e tretshme kufizon aktivitetin e karbohidrateve, ngadalëson tretjen e tyre dhe ekuilibron nivelet e sheqerit në gjak. Hapa të tillë janë të dobishme për njerëzit që vuajnë nga diabeti, rezistenca ndaj insulinës apo hipoglicemia.
5. Burim i pasur proteinash
Nga të gjitha bimët bishtajore dhe arrorët, thjerrëzat zënë vendin e tretë për nga sasia e proteinave që përmbajnë. 26 përqind e kalorive të thjerrëzave i atribuohen proteinës, rrjedhimisht këto produkte janë një burim i shkëlqyer proteinash që duhen shfrytëzuar nga vegjetarianët dhe veganët.

6. Ofrojnë shumë energji
Thjerrëzat rrisin nivelet e energjisë falë fibrës dhe karbohidrateve komplekse. Thjerrëzat janë gjithashtu një burim i pasur hekuri që transporton oksigjenin në organizëm dhe është thelbësor për prodhimin e energjisë dhe metabolizmin.

7. Ndihmon me rënien në peshë
Ndonëse thjerrëzat përmbajnë fibra, proteina, minerale dhe vitamina, ato kanë pak kalori dhe praktikisht nuk kanë kurrëfarë yndyre. Një filxhan me thjerrëza të gatuara përmban 230 kalori, e megjithatë pasi i ke ngrënë ndihesh i/e ngopur dhe i/e kënaqur.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit