12.7 C
Pristina
Wednesday, May 1, 2024

Sulejman Rexhepi në panik, emri i Zekerija Idrizit shkakton kaos në BFI

Më të lexuarat

Sulejman Rexhepi në panik, emri i Zekerija Idrizit shkakton kaos në BFI
Përhapja e lajmit se Zekerija Idrizi mund të caktohet për myfti në Myftininë e Shkupit, mësohet se ka vënë në siklet të madh edhe kryetarin e Bashkësisë Fetare Islame, Sulejman Rexhepi.
Kryetari i BFI-së, tashmë gjendet përballë dilemës së madhe, nëse do të përballet me pakënaqësitë e hoxhallarëve të shumtë apo do të përcaktohet për Zekerija Idrizin, i cili për shkupjanët njihet si person kontrovers, i cili më së paku ka lidhje me praktikimin e besimit të mirëfilltë.
Deri më tani askush nuk e ka kuptuar se cila është arsyeja që Rexhepi dëshiron ta vendosë Idrizin në postin e myftiut të Shkupit, aq më tepër pasi që ai dyshohet për një mori lidhjesh të dyshimta që i ka me struktura të ndryshme anti – islame por edhe anti – shqiptare.
Mësohet se hoxhallarët e pakënaqur ia kujtojnë Rexhepit se është në fund të karrierës së tij dhe se do të ishte keq për të, nëse tani pikërisht në këtë kohë tenton të bëjë diçka që do të mund t’i kushtojë shumë, por pa precizuar nëse kjo nënkupton një rebelim masiv nëpër të gjitha xhamitë e Shkupit.

thenieislame.cf

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit