Sony Vaio T13

0
47

Sony paraqet ultrabookun e vet të parë Vaio T13, të bazuar në procesorin e gjeneratës Sandy Bridge. Portativi ka shtëpizë të fuqishme dhe të hollë të mbaruar nga magnezi dhe alumini dhe ekranin 13.3-inçësh me rezolucion 1,366 c 768 pikë.

Procesori i përfshirë është Core i3-2367M i Intelit me grafikën HD3000 të integruar, e aty janë edhe 4 GB të memories punuese dhe sistemi hibrid i disqeve – diskut klasik prej 320 GB po i ndihmon SSD prej 32 GB përmes teknologjisë SRT të Intel. Kjo teknologji mundëson zbatimin e funksionit Rapid Wake për zgjimin e shpejtë të kompjuterit nga mënyra e punës sleep.

Vaio T13 ka video daljet HDMI dhe VGA, lexuesin e kartelave të memories, ueb kamerën Exmor for PC, multitouch touchpad dhe mundësin e mbushjes së celularit përmes USB-së, madje edhe kur kompjuteri është i fikur. Pesha totale është 1.6 kg, e çmimi nuk është publikuar ende – portativi në shitje pritet të paraqitet gjatë qershorit.