6.6 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Skandaloze/ Si u arrestua nëna 60 vjeçare në rastin “Monstra” dhe dënimi i saj me kusht/VIDEO

Më të lexuarat

Në aksionin policor të orëve të para të mëngjesit të 1 majit të 2012 ishte arrestuar edhe Feride Bilalli, 60 vjeçarja nga fshati Hotël i Kumanovës, e cila ishte e vetme në shtëpi, pasi që djemtë i kishte jashtë vendit.

Ajo është mbajtur me pranga në duar dhe se shtëpia e saj për disa orë ishte bastisur. Ajo më pas u dënua me 4 vjet me kusht për armbëmbajtje pa leje. Aktvendimi i sjellur nënkupton se nëse Feride Bilalli përsërit veprën e njëjtë në 4 vitet e ardhshme, do të aktivizohet dënimi me burg. Sipas prokurorisë në shtëpinë e saj ishin gjetur vetëm plumba të disa lloje armësh, për të cilat zonja Bilalli pati thënë se i ruante kujtim nga vëllai i saj i ndjerë nga koha kur ai kishte qenë ish ushtar i UÇK-së. Avokati mbrojtës Naser Raufi tha se Feridja i kishte shpëtuar burgut, edhe pse prokuroria kërkonte dhe insistonte dënim me 5 vite burg.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit