4.1 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Si u gjunjëzua bota para një virusi? A nuk po mendoni në fuqinë e Allahut?

Më të lexuarat

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës u shpreh duke thënë: Shpall gjendjen emergjente në vend dhe kërkoj 50 miliard Dollarë për të përballuar virusin corona (covid-19)!
Presidenti Kinez u shpreh: Kemi hyrë në një betejë të rrezikshme kundër një virusi djallëzor.
Presidenti i Francës është shprehur me këto fjalë: Jemi duke përjetuar katastrofën më të madhe shëndetsore që mund të na ketë ndodhur ndonjëherë.
Ndërsa Kancelarja Gjermane Merkel është shprehur duke thënë: Parashikimet tona flasin për prejken e 70% të popullsisë me këtë virus vrasës.
Kryeministri i Anglisë është shprehur me fjalët: Përgatituni për humbjen e të dashurve tuaj para se kjo gjë të ndodhë.
Ndërsa Kryeministri Italian është shprehur me këto fjalë: E kemi humbur kontrollin në përballjen me virusin Corona.
Mendoni pak se si Allahu e gjunjëzoi mbarë njerëzimin me një krijesë të dobët prej krijesave të Tij që nuk mund të shihet edhe me sy të lirë?!
Njerëzit e fuqishëm para këtij virusi u shtangën, ndërsa popujt u thyen dhe u gjunjëzuan.
A nuk ka mësim në të gjithë këtë histori? A nuk ka këshilla në këtë që po ndodh?
Tregjet u rrëzuan! Rrota e ekonomisë u ndal! Qytetërimi u mund! Teknologjia është ndërprerë! Të dobëtit u shembën para madhështisë së të Fortit! Zgjidhjet e krijesave humbën para mbikqyrjes Hyjnore! Ku janë udhëheqësit e superfuqive? Ku janë vendimmarrësit? Ku është vetoja? Sot e gjithë madhështia është për Mbizotëruesin dhe të Fuqishmin.
O Allah na mëshiro më mëshirën Tënde! Na ruaj nga çmendia, lebroza dhe nga sëmundjet e këqija. O Allah na e largo sprovën dhe epideminë me mëshirën Tënde, o më i Miri Mëshirues.
Shejh Hasen el Husejni
Përktheu: Fatjon Isufi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit