9.2 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Si të bëjmë vetë disa haribo aq të shëndetshme sa nuk do ti ndajmë nga dora

Më të lexuarat

Kjo recetë e thjeshtë do ju bëjë të pyesni veten pse keni blerë haribo në dyqan. Mjalti është elementi kryesor i kësaj recete.

Përbërësit:
1 1/2 lugë me xhelatinë
1/2 filxhan me ujë të ftohtë
1/2 filxhan me mjaltë
1/8 lugë me kripë
1/2 lugë me ekstrakt vaniljeje

Udhëzime
Në fillim vendosni xhelatinën në ujë në mënyrë që të zbutet. Në një tenxhere të vogël vendosni mjaltin, kripën dhe ujin. Nxehtësia duhet të jetë mesatare. Duhet ta trazoni vazhdimisht. Pas 10 minutash hiqeni nga nxehtësia.

Duke përdorur një mikser dore me shumë kujdes, shtoni në shurupin e nxehtë, xhelatinën. Më pas shtoni vaniljen, vendoseni përsëri në zjarr. Lëreni për 12-15 minuta, derisa përzierja të trashet. Hiqeni dhe lëreni të ftohet në temperaturën e ambientit për 4-12 orë. Më pas mund ta prisni në kubikë të vegjël dhe ta shijoni!

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit