6.7 C
Pristina
Tuesday, October 15, 2024

5 përfitime shëndetësore të çajit të zi

Më të lexuarat

 

1. Mund të përmirësoj shëndetin e zemrës

Çaji i zi përmban një tjetër grup antioksidantësh të quajtur flavonoids, të cilat ndikojnë pozitivisht në shëndetin e zemrës.

Së bashku me çajin, flavonoids mund të gjenden në perime, fruta, verë të kuqe dhe çokollatë të zezë. Me përdorimin e tyre në baza të rregullta mund të ndihmojë në reduktimin e shumë faktorëve të rrezikut për sëmundjet e zemrës, duke përfshirë presionin e lartë të gjakut, kolesterolin e lartë, nivelet e triglicerideve të larta dhe obezitetin.

2. Mund të përmirësoj shëndetin e mishërave të dhëmbëve

Polifenolet që gjenden në çajin e zi mund të ndihmojnë në ruajtjen e shëndetit, duke nxitur rritjen e baktereve të mira dhe duke penguar rritjen e baktereve të këqija, siç është Salmonella.

Përveç kësaj, çaji i zi përmban vetitë antimikrobiale që i zhdukin substancat e dëmshme dhe përmirësojnë bakteret e zorrëve dhe imunitetin duke ndihmuar riparimin e sistemit të tretjes.

3. Mund të ulë shtypjen e lartë të gjakut

Tensioni i lartë i gjakut ndikon tek rreth 1 miliard njerëz në botë. Kjo mund të rrisë rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe veshkave, goditjes, humbjes së shikimit dhe sulmeve të zemrës. Për fat të mirë, ndryshimet në dietën tuaj dhe mënyrën e jetesës mund të ulin presionin e gjakut.

Një studim i randomizuar dhe i kontrolluar studionte rolin e çajit të zi në zvogëlimin e presionit të gjakut. Pjesëmarrësit pinë tri gota çaj të zi përditë gjatë gjashtë muajve.

Pirja e çajit të zi në baza ditore, si dhe përfshirja e ndryshimeve tjera në stilin e jetesës si strategjitë e menaxhimit të stresit, mund të ndihmoj personat që vuajnë nga presioni i lartë i gjakut.

4. Mund të ulë rrezikun e sulmit në tru

Një sulm mund të ndodhë kur një enë gjaku në tru ose është bllokuar ose dëmtuar. Është shkaku i dytë kryesor i vdekjes në mbarë botën.Për fat të mirë, 80% e goditjeve janë të parandalueshme. Për shembull, menaxhimi i dietës suaj, aktiviteti fizik, kontrollimi i presionit të gjakut dhe mospirja e duhanit mund të ndihmojnë në zvogëlimin e rrezikut të sulmit.

5. Përmirëson përqëndrimin

Çaji i zi përmban kafeinë dhe një amino acid të quajtur L-theanine, që mund të përmirësojë vigjilencën dhe fokusimin.

Studimet kanë zbuluar se pijet që përmbajnë L-theanine dhe kafeinë kanë ndikimin më të madh në fokus për shkak të efekteve të L-theanine në tru. Kjo mund të jetë arsyeja pse shumë individë kanë energji më të madhe pas çajit të pirë, krahasuar me pijet tjera që kanë kafeinë siç është kafeja .

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit