9.2 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Shqipëria dhe Mali i zi me borxhin më të lartë në Rajon për 2018

Më të lexuarat

hqipëria dhe Mali i Zi u renditen nga Komisioni Europian me borxhin publik më të lartë në Rajon për vitin 2018, në raportin periodik për zhvillimet ekonomike në vendet e zgjerimit të lëshuar së fundmi.

Të dhënat e Komisionit Europian tregojnë për një rënie mbresëlënëse të borxhit publik në Serbi i cili pritet të arrije në 56.4 për qind në fund të vitit 2018 nga më shumë se 86 për qind në vitin 2014.

Serbia e cila kryesonte rajonin për nivelin më të lartë të borxhit publik tashmë pozicionohet e treta, teksa Shqipëria dhe Mali i zi kryesojnë renditjen.

Mali i Zi pret të mbyllë vitin me një borxh sa 70 për qind e PBB-së. Borxhi i Malit të Zi është rritur ndjeshëm vitet e fundit për shkak të angazhimeve që kanë marrë autoritetet atje për të ndërtuar një autostradë që i lidh me Serbinë më një vlerë rreth 900 milionë euro financime kineze.

Ndërkohë borxhi Shqipërisë vijon të jetë joelastik ndaj zhvillime pozitive makroekonomike.

Ekonomia e Shqipërisë u rrit me ritmet më të në Rajon me mbi 4 % të PBB në fund të 9-mujorit, teksa buxheti ka përformuar me suficit primar, teksa borxhi publik është “gozhduar” rreth 70 % për qindëshit. Pas shifrës zyrtare me 69.9% të PBB-së në të cilën pritet të mbyllet borxhi publik më 2019, realiteti mbi borxhi publik mbetet i trishtë për shkak të detyrimet e prapambetura të paazhornuara në borxh ishin 24 miliardë lekë ose sa 1.5% e PBB.

Më vendet e tjera të rajonit borxhi publik është në kufirin 60%, të cilin FMN e konsideron shqetësues. Maqedoni pret të përmbyllë vitin 2018 me një borxh sa 42.2 % të PBB-së, Bosnja me 35 për qind.

Turqia dhe Kosova paraqitet me borxhin më të ulët në raport me PBB. Edhe pse Turqia u përball me një krizë e cila zhvlerësoi lirën turke gatoi me një të tretën ndaj euros dhe dollarit për pak kohë, borxhi i vendit u rrit me vetëm 2% të PBB-së gjatë 2018.

Ndërsa Kosova, duke qenë se është një shtet i ri, ka ende shumë hapësirë për të konsumuar borxhin publik i cili në fund të vitit 2017 ishte 16.6% e PBB-së.

‘Borxh m.

Të holla ose sende, që janë marrë ose janë dhënë për një kohë të caktuar dhe që duhet të kthehen përsëri; hua. Borxh i vjetër. Mori borxh. Nuk kam borxh (borxhe). Ktheu (lau, pagoi, shleu) borxhin. S`vë borxh. U fut (hyri) në borxh. Ishte zhytur (ishte mbytur) në borxhe. I fali borxhin. Mbeti borxh. Fli pa darkë e zgjohu pa borxh. fj. u.
fig. bised. Detyrim moral ndaj dikujt, diçka që e kemi për detyrë ta bëjmë. Kam borxh. Ia kam borxh. Laj (kryej) borxhin. I mbeta borxh. Gjendem (në) borxh.
Ka borxh të…
a) është gati të …, është i prirur të…;
b) është në gjendje, ka aftësi, mund të… Ma bëri borxh dikush ka përsëritur disa herë një sjellje të padurueshme a një veprim të papëlqyeshëm, sa detyrohem t’i kthehem me të keq, më ka bërë të mos përmbahem më e të veproj kundër tij. I doli borxhit (hakut, nga borxhi) dikujt e bëri detyrën e tij ndaj dikujt; bëri gjithçka që i takonte, e paralajmëroi me kohë. Ta paça borxh! ur. ta shpërblefsha! E qiti borxh e bëri borxhli kundrejt dikujt, e nxori borxhli. Rregulloi borxhet (llogarinë) me dikë shih te rregulloj.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit