9.2 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Shpikësi i Hotmail-it ishte mysliman

Më të lexuarat

Ai është një i ri nga India dhe quhet Sabir Batia. Kontributi i tij për njerëzimin është tepër i vyer, pasi ishte një risi në kuptimin e plotë të fjalës. Sabir Batia është shpikësi i Hotmail.
Në vitin 1988, ai udhëtoi për në SHBA për të studiuar në universitetin e Standford-it. Ai u diplomua me rezultate shumë të larta, bënte pjesë tek studentët e ekselencës.
Pasi përfundoi studimet, filloi punë në një kompani si programues. Atje u njoh me një koleg, Xhak Smith. Të dy filluan ta studiojnë mundësinë e një shpikjeje e cila do i ndihmonte njerëzit të komunikojnë falas dhe drejt përdrejt.
Për shkak se diskutimet dhe studimet e këtij projekti u merrnin goxha kohë gjatë punës, pronari i kompanisë i dëboi të dy.

 

Përmbushja e ëndrrave nuk bëhet sa hap e mbyll sytë, por kërkon mund, punë, sakrifica dhe kohë. E rëndësishme është të kesh një ëndërr të cilën kërkon ta përmbushësh. E rëndësishme është të dish ku dëshiron të arrish. Ajnshtajni thoshte:”Ëndrra është më e rëndësishme se shpikja, sepse çdo shpikje e ka origjinën tek një ëndërr.”
Sabir Batia dhe miku i tij vazhduan punë derisa e plotësuar programin e hotmail. Që në vitin e parë, u regjistruan dhjetë milionë persona të cilët përdornin hotmailin.
Kur dëgjoi për shpikjen e tyre, Bill Gates, njeriu më i pasur në botë, nuk e besonte, por kur e pa me sytë e tij, vendosi t’ua blejë shpikjen. Ai vajti tek Sabir Batia në vitin 1997 dhe i ofroi shumën prej 50 milionë dollarësh për ti blerë shpikjen.
Sabir e dinte mirë vlerën e shpikjes së tij, prandaj dhe nuk u mashtrua nga shumë e ofruar, ai kërkoi dhjetë fishimin e shumës, pra kërkoi 500 milionë dollarë.
Negociatat vazhduan për një vit rresht, derisa më në fund, Sabir vendosi ta shesë hotmailin për katërqind milionë dollarë, me kusht që të emërohej si ekspert tek microsoft.
Vetë Sabir është dekoruar për shpikjen e tij, është takuar me krerët më të lartë botërorë dhe është bërë shumë i njohur.

 

Pasuria e tij tani është njëqind milionë dollarë, sakaq treqind milionë të tjera i dërgoi në Indi, për tu përdorur si investim për nxënësit dhe studentët e talentuar. Ai ngriti dhe një fondacion i cili mbështet të talentuarit indianë, të cilët i dërgon në shtetet më të zhvilluara për të studiuar në fushat ku kanë prirje. Veç kësaj, ka ngritur dhe një qendër për zbulimin e talenteve të reja në Indi.
Edhe pse fusha e tij mbeti programimi, një proekuptim tjetër po kaq i madh është zbulimi dhe motivimi i talenteve të reja në Indi.

 

Elmaz Fida

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit