7.7 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

Shkroi status kundër Haradinajt, e akuzojnë për terrorizëm!

Më të lexuarat

Në Kosovën demokratike mjafton të shkruash një status kundër qeverisë e për këtë të ngrihet një “ushtri” e tërë për të të arrestuar. Kështu po ngjan edhe me Bledart Elshanin nga Drenica, i cili kishte shkruajtur një status kërcënues për kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinajn.

E për këtë, policia e Kosovës i ka nxënë derën Blerim Elshanit duke i arrestuar djaloshin e ri, me motive se ai po organizon një sulm terrorist. 

Prokurori i Prokurorisë Speciale, Sylë Hoxha ka treguar pse është arrestuar dhe njëherit ka treguar nivelin e tij ulët në aspektin profesional, mirëpo i gatshëm për të iu “lëpirë” mirë pushtetit kur flet në superlativ për Hardaniajn. Ai ka thënë se djaloshi akuzohet për terrorizëm ngase në shtëpi i është gjetur një iPhone dhe një shpatë luftëtare, një formim i ri në aspektin juridiko budallallesk, ku pasja e një iPhoni dhe shpate të bënë terrorist!

Babai i këtij djaloshi ka thënë se policia ka kryer bastisjen dhe asgjë nuk ka gjetur që lidhet me atë që akuzohet djali i tij, përveç një thike xhepi që e mbante për vetëmbrojtje nga qentë endacak! Ndërsa për këto dëshmi ai vetëm pse është mysliman që fal namaz akuzohet për komplotë terrorist!

E gjykojmë si të gabuar nëse Bledarti ka kërcënuar apo të ngjashme, pasi kërëcnimi, ofendimi, sharja, paragjykimi, folja me emocione nuk janë pjesë e karakterit dhe identitetit të myslimanit, por tek e fundit edhe ai është një njeri që gabon dhe emocionohet nga të bëmat e kryeministrit Haradinaj, që gjatë kohës sa është në pushtet ka ofenduar dhe ka sharë në mënyrë banale komunitetin mysliman shqiptar.

Por për një status dikush të arrestohet, të futet në burg, ti qohet një polici e madhe për kontroll dhe në fund të i vendoset etiketa përgatitje për sulm terrorist është me të vërtetë banale, por ja që ndodh në këtë Kosovë!

Nëse kryeministri u ndjeka aq shumë i kërcënuar nga statusi i Bledarit, pse atëherë atij nuk iu ofruar mbrojtje e veçantë! Ka me plotë njerëz që ofendojnë e shajnë Haradinajn, por askujt nuk i është dërguar Policia, por si duket ky është i veçantë pasi është mysliman, që shkon në xhami!/KohaIslame.com/

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit