21.2 C
Pristina
Tuesday, April 16, 2024

Fotografia e dhembjes në Kongo, çfarë bëri Perëndimi në këtë vend!

Më të lexuarat

Fotografia është shkrepur në vitin 1904 në Kongo (Afrikë). Paraqet një baba me emrin Nsala duke parë dorën dhe këmbën të prera të vajzës së tij të vogël që u masakrua dhe u vra nga mercenarët e Mbretit Leopold II i Belgjikës si ndëshkim sepse nuk kishte mbledhur sasinë e caktuar të kauçukut.


Leopoldi ll i Belgjikës ka vrarë 10 milion njërez në vetëm 23 vite në Kongo, 100 000 njërëz në vit.

Kongo është një vend masiv me përmasat e të gjithë Europës Perëndimore, gati 10 herë më e madhe se sa Belgjika.
Ujë pa fund nga lumi i dytë më i madh i botës, Kongoja, një klimë e mirë dhe tokë e pasur e pjellore, ky është vendi që nën dhe ka burime të bollshme bakri, ari, diamantesh, kobalti, uraniumi, kollani dhe nafte. Këto janë vetëm një pjesë e mineraleve që gjenden aty, të mjaftueshme për ta bërë këtë një nga vendet më të pasura të botës.

Por në vend të saj ky është vendi më i pashpresë i botës!
Brendësia e Kongos u hap vonë në shekullin e 19 nga eksploruesi i lindur në Britani Henri Morton Stanlei, ëndrrat e të cilit për miqësi tregtie të lirë me bashkësitë që ai takoi u rrëzuan nga mbreti famëkeq i belgëve, Leopoldi, i cili krijoi aty një perandori private të stërmadhe.
Burimi më i madh i gomës në botë u zbulua këtu pikërisht në kohën kur gomat e biçikletave dhe makinave, si dhe izolantët elektrikë e bënë atë një mall me rëndësi jetësore në Perëndim.
Mania për biçikleta e epokës së vonë Viktoriane u mundësia nga goma kongoleze që u mblodh nga popullata e skllavëruar. Për ta nxjerrë atë, burrat e Kongos u rrëmbyen nga një forcë brutale sigurie e komanduar nga oficerë belgë, gratë e tyre u internuan për të siguruar bindje dhe u brutalizuan gjatë kohës që qenë marrë peng. Burrat pas kësaj u detyruan të shkojnë në xhungël për të vjelë gomë.

Mosbindja apo rezistenca ndëshkohej menjëherë – rrahje me kamxhik, prerje duarsh apo ekzekutim. 10 Milionë vetë vdiqën. Udhëheqësit fisnorë të aftë për të rezistuar u vranë, bashkësitë vendëse u masakruan dhe arsimimi i duhur iu mohua.
Belgjika në fund e aneksoi Kongon duke i dhënë fund perandorisë private të mbretit, por problemet vijuan.
Në Luftën e Parë Botërore, burrat në Frontin Perëndimor dhe gjithkund tjetër vdiqën, por qenë mineralet e Kongos ato që bënë vrasjet. Tunxhi mbështjellës i predhave qenë në masën 75 për qind bakër kongolez.

Në Luftën e Dytë Botërore, uraniumi për bombat atomike të hedhura në Hiroshima dhe Nagasaki erdhi nga një minierë në juglindje të Kongos.
Ata u mbajtën në një nivel fëminor zhvillimi që i shkonte më për shtat sundimtarëve dhe pronarëve të minierave duke u siguruar që kur erdhi pavarësia në vend të mos kishte elitë për të drejtuar.
Pavarësia në vitet 1960 për rrjedhojë qe thjesht një katastrofë.

Kaosi kërcënoi të gllabëronte të gjithë rajonin. Superfuqitë e Luftës së Ftohtë ndërhynë për të ndaluar njëri-tjetrin të shfrytëzonte burimet e vendit.
E gllabëruar nga këto rivalitete, udhëheqësi kongolez, Patrise Lumumba, u rrah dhe u ekzekutua në mënyrë rrëqethëse nga rebelët e mbështetur nga Perëndimi. Një ushtarak i fuqishëm, Josef-Dizajër Mobutu ( mos e harroni këtë emër), i cili pak vite më parë pati qenë një rreshter në policinë koloniale, mori pushtetin.
Mobutu u bë një tiran. Më 1972 ai ndryshoi emrin e tij në Mobutu Sese Seko Nkuku Ngbendu Va Za Banga, gjë që do të thotë “Luftëtari i Plotfuqishëm i cili, për shkak të rezistencës dhe vullnetit të pamposhtur për të fituar, shkon nga fitorja në fitore, duke lënë zjarr”.
Perëndimi e toleroi atë për aq kohë sa mineralet vijuan të dalin nga Kongo dhe vendi u mbajt larg orbitës sovjetike.

Fotografi e Alice Seeley Harris!
Viti 1904!

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit