10.7 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Shikoni çfarë urrejtje për Lëvizjen BESA nga islamofobi JON LEKA ish Xhemal Ahmeti

Më të lexuarat

Për Gazeten EXPRESS

Në Maqedoni nuk janë në rrezik shqiptarët, por njerëzit. Ata që për shkak të skamjes dhe padijes instrumentalizohen në shërbim të një diktature orientale. Rreziku i tjetërsimit me dhunë psikike dhe korruptim material në Maqedoni merr përmasa më të mëdha se ç’beson dikush. Kjo u pa nga salla e mbushur plotë në dasmën elektorale të grupit neoosman “Besa” në Shkup. Një alarm që duhet marrë seriozisht.

Jon LEKA

Është nacionalizëm ta mbrosh shqiptarin e Maqedonisë nga tjetërsimi? Jo patjetër. Ose unë personalisht nuk e mbrojë nga frika se ai do ta përdor të drejtën e tij për t’ia veshur vetes një mantel identiteti politik kah të fryjë era dhe do të deklarohet joshqiptar. Ka pasur gjithmonë të atillë. Gjithandej. Pavarësisht a e bën këtë nga rroga që merr nga ndonjë organizatë turke, shteti apo nga shiitët iranianë. Është e drejtë e tij individuale të përcaktohet si të dojë. Individi ka të drejtë në kushte normale të përdor vullnetin e tij.

Individi dhe vullneti i tij. Dhe këtu nis problemi. Individi me kulturë dhe identitet shqiptar në Maqedoni, ai në tjetërsim e sipër, mirëpo nuk është në gjendjen ku është pas një vetë-reflektimi rreth qenies së tij në shoqëri dhe botë për të vendosur autonom se si do ta menaxhojë lirinë e tij. Jo. Nuk flasim për individë të lirë.

Atë masën që e pamë të tubuar në dasmën e organizatës «Besa» në Shkup nuk mund ta perceptojmë edhe po deshëm si një grupim individësh të lirë që kanë një synim të përbashkët për të mirën e tyre. Ajo masë aty është një koloni e prodhuar sipas procesit fabrikues të Bokanowskyt sallave normëzuese neopawlowiane të Aldous Huxley-it për horror-botën utopike të tij «Brave new World». Ata janë viktima të hierarkizuara në alfa, beta, gama dhe ipsilon minus pas një kampanje mbi 15 vjeçare të agjencive panturke, autokrate, erdoganeske si «Besa» në disfavor të identitetit të tyre siç janë. Ata nuk mohojnë historinë shqiptare në favor të teorisë që thotë «se vetëm vasali i suksesshëm brenda sistemit mund një ditë ta fitojë lirinë» ngase na qenkan bërë saora historianë, filozofë të subjektivizmit, porse janë mashtruar nga ideologë dhe agjenci politike që paguhen nga Ankaraja dhe Riadi t’iu shërbejnë në përhapjen e suprancionalzmave të tyre kulturekspansioniste në hapësirat e Ballkanit e nëpërmjet shqiptarëve.

 

Ajo masë është rezultat e një diskriminimi, mashtrimi, përdhunimi të njerëzve skamnorë dhe analfabetë nëpërmjet religjionit, komprometimit material dhe atij strukturor. Njëjtë si në Kosovë. Rreziku në Maqedoni mirëpo është shumë më i madh se ato viktima nuk i mbron shteti nga përdhunimi kulturor që u bëjnë organizatat fashiste dhe shovene të Turqisë, vendeve arabe, atyre serbe dhe atyre vendore, maqedone. E kundërta është. Maqedonia po njëjtë si Serbia qysh në kohën e Millosheviqit e deri sot prodhon «mitin islamoradikal të shqiptarëve atje» duke implikuar se vetëm sllavët qenkan garancia që rajoni të mbetet nën ndikimin e politosferës oksidentale.

*

Pra ata njerëz janë viktima. Jo armiq apo antishqiptarë. Ne që jemi rritur andej i dimë arsyet se pse turmat, masat i gjuanin me gurët fëmijët e vetë kur ata protestonin për të drejtën në gjuhë të nënës shkollave publike. Ngase atëherë ishin poashtu viktima të një trushpëlarjeje masive nga ana e shtetit që të mos kërkojnë të drejtën në identitet të vetë. Ngase ashtu më së miri mbaheshin të skllavëruar, si qytetar të rendit të minus katër. Mjaftonin t’u jepnin leje të hapin byrektore, ëmbëltore gjithandej Adriatikut dhe sillen më të urtit e botës.

Atje nuk ka media që deri sot u treguan të guximshme mjaftueshëm t’i bëjnë ballë këtij tjetërsimi diskriminues për interesa të politikave që s’ kanë të bëjnë aspak me jetën e tyre aty ose edhe më keq që të shndërrohen në falanga autokratësh, tiranësh aq të largët. Përkundrazi edhe mediat sillen me një oportunizëm të palejueshëm, frikacak dhe pa fije dinjiteti në këtë drejtim. Ato paguhen ta mbyllin gojën.

Mediat përtej Shkupi, ato që flasin të njëjtën gjuhë reagojnë vetëm kur shpërthen ndonjë anomali nëpërmjet së cilës munden të shkoqen duke bërë humor «me maqedoncit analfabetë dhe turkoshakë», përndryshe leri le të mbyten. Ndërkohë mediat shqipe jashtë janë të vetmet që mund t’u ndihmonin në informim se ç’ka donë të thotë të jesh në shërbim të një diktature siç është ajo antidemokratikja dhe anti-liri e Erdoganit apo e Gylenit; çka donë të thotë të mohosh gjuhën dhe kulturën që ke për pare dhe se në ç’minus ipsiloni depresiv të  Huxley-it mund të përfundosh. Tjetërsimi i dhunshëm është krim. Qoftë ai në ndodhë nëpërmjet korruptimit material strukturor e qoftë ai nëpërmjet psikozave pervertuese që i propagandojnë ideologë të paguar trashë nga Prishtina, Shkupi e Tirana.

*

Shqiptarët e Maqedonisë nuk duhet të mbrohen vetëm se janë shqiptarë nga ky tjetërsim i dhunshëm nëpërmjet shoqatave si Besa dhe ideologëve nga Prishtina, Tirana e rrethina e Shkupit, por të mbrohen si njerëz – viktima ndaj të cilëve ashtu si historikisht përdoren metodat më perverse për t’i turqizuar sot nga një diktator dhe nga një ideologji aq antinjerëzore saqë ka fut në burg gjysmën e popullit të vetë. Ata duhet të mbrohen si viktima që rrezikohen nga një terror psikik që keqpërdor padijen e tyre në favor të zhdukjes së një kulture atje.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit