12.9 C
Pristina
Monday, April 29, 2024

A kombi, a feja?

Më të lexuarat

Krahasimi me i panatyrshëm, por këtu është foleja e një kategorie te shqiptareve kur nuk kane argument apo e humbin arsyen dhe dëshirojnë te duken me kombëtar se sa ata te cilët janë edhe kombëtarë edhe fetar.
Përgjigjja me e mire për mua deri me sot është citoj: Pse jo te dyja! – Kushtrim Krasniqi
1. Koha është qe te çlirohemi nga vetvetja. Duhet te fillojmë te ecim përtokë, te fuqizohemi ekonomikisht dhe ne aspektin e sigurisë (ushtria) sepse përndryshe nëse nuk kemi një gjendje te qëndrueshme ekonomike populli kërkon te gjeje zgjidhje për te siguruar mirëqenie sepse siç thotë populli: Fukarallëku te dërgon ne dere te hasmit (armikut).
Ndërsa sa i përket çlirimit nga vetvetja po e citoi ketë thënie nga Faik Konica:
Shqiptarët janë një komb të cilit i pëlqen të lëvdojë veten. Si thonë gojë-rrumbullt tanë, kombi shqiptar është i pari nga mendja, nga sjellja e nga trimëria. Sikur shqiptarët të qenë jo kombi më i mendshmi, por thjesht një komb i mendshëm, ata do të kishin dalë me kohë nga dita e zezë ku ndodhen. (Vepra 1, f. 271)
2. Ne nuk munde te ecim përpara duke i cenuar apo mohuar te drejtat e tjetrit, nuk kemi kurrfarë te drejte vetëm pse mundemi apo kemi fuqinë edhe tani ti shkelim apo te ja imponojmë mënyrën e jetës dikujt tjetër qe nuk mendon si ne, zaten diktaturat e kane bere një gjë te tille por kane përfunduar ne mënyrën me te keqe te mundshme prandaj nuk do te ishte e ‘leverdishme’ për pushtetet te përdorin një kartë te tille. Ne çdo dite krekosemi si pro amerikan dhe thirremi ne te drejtat universale por çfarë bëjmë ne praktik dallon shume. Amerika i përmbahet mjaft fuqishëm thënies: “I disapprove of what you say, but I will defend to the death your right to say it” apo “Unë nuk jam dakord me atë qe e thoni, por unë do te mbroj deri ne vdekje te drejtën tuaj për te thëne atë”.
Ndërsa asaj se kush është me shume apo me pak kombëtar po ja shoqëroj serish thënien tjetër te Faik Konicës
Shqiptarët nuk ndahen në të krishterë e në muhamedanë, po ndahen në dy anë: ana e kombëtarëve, në të cilën ka shqiptarë nga të gjitha besimet, dhe ana e zuzarëve. (Vepra 3, f. 75).

Xhemajl Gashi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit