Revoltë në Iran pas ekzekutimit të klerikut Nimr në Arabi

0
158

Kleriku Nimr u konsiderua si një terrorist nga Riadi zyrtar por për mbështetësit në Iran ishte mbrojtës i të drejtave të minoritetit shiit.

Udhëheqësi Suprem i Iranit, Aytatollah Ali Khameni tha sot se Arabia Saudite do të përballet me “hakmarrje hyjnore”, ndërsa protestat në Teheran pritet të vazhdojnë. Ndërkohë, reagime pas ekzekutime në Arabinë Saudite kanë ardhur edhe nga Iraku ku ekzekutimet janë dënuar nga figura të shquara fetare e politike.

Në Uashington, një zëdhënës i Departamentit të Shtetit, tha se Shtetet e Bashkuara janë të shqetësuara me ekzekutimin e Nimr el-Nimr, rasti i cili mund t’i rrisë grindjet sektare.