7.7 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

Plaku bari tregon si e kalon Ramazanin i vetëm, iftarin dhe syfyrin e pret në qiell të hapur(Video)

Më të lexuarat

Mumin Maldir, bari në provincën Kirklareli të Turqisë, i cili prej më shumë se gjysmë shekulli kujdeset për bagëtinë, ditët e Ramazanit i kalon dhe bënë iftar dhe syfyr në sofrat në kullosat ku dërgon bagëtinë.

Qoftë verë ose dimër, Maldir mbetet blegtor i përkushtuar, ku në një periudhë prej 53 vitesh ai punon në zonën Kirklareli.

Maldir, i cili jeton vetëm, edhe gjatë muajit të shenjtë shëtitë bagëtinë e tij nëpër shpate, ndërsa sofrën e iftarit e shtron nën qiell të hapur.

Ai gatuan ushqimin e tij në zjarrin që ndez duke cakërruar gurët, ndërkohë që fillon me ngrënien e ushqimit pasi dëgjon ezanin e akshamit, nga radioja që e posedon.

Pas një pauze të shkurtër pas iftarit, ai përfundon me mjeljen e bagëtive. Në barakën ku qëndron, Maldir nuk ka energji elektrike. Ai ngrënien e syfyrit e bënë duke ndriçuar dhomën e tij me llambë gazi, ku më pas nis ditën e re duke përsëritur nijetin për të agjëruar ditën që e radhës.

“Allahu është lehtësues për çdo gjë”, ka theksuar ai.

Maldir thotë se dëshira e tij më e madhe është të bëjë iftar në një sofër familjare gjatë muajit të Ramazanit.

“Të jesh bari nuk është punë e lehtë. Sakrifica e bariut gjendet në shkopin e tij. Jo secili mund të jetë bari. Që nga mosha 13 vjeçare, jeta ime ka kaluar në kullosa”, thekson Maldir.

Ai shton se ka dashuri të madhe për kafshët, porse për shkak të moshës së shtyrë kohë pas kohe ndien vështirësi.

“Syfyrin e bëj me djathë, ullinj, domate, kurse iftarin me vezë dhe kos. Gjithsesi, këto janë gjërat e vetme që ha një bari. Bariu nuk ka kohë të ulet tërë ditën e të ziej ushqim. Çdo gjë që ka bariu, e ka në torbën e tij; çajniku, uji, ushqimet. Në Ramazan na rëndohet pakëz barra, por Allahu është lehtësues i çdo gjëje. Çdo gjë ka anën e saj të lehtë, mjafton ta bëjmë punën duke e dashur atë. Bariu nuk ka orë. Një herë ngop barkun e kafshëve, pastaj të vetin”, shprehet Maldir.

Ai thotë se në natyrë çdo gjë është e shijshme dhe e bukur, duke shtuar “por, është e shijshme nëse bën punën duke e dashur”.

“Madje edhe një copë bukë e thatë është e shijshme në iftar dhe syfyr. Megjithatë, unë kam dëshirë të shijoj një iftar me familje – por nuk ndodhi – pasi nuk munda të martohem. Ky mall do të qëndrojë brenda meje gjithmonë”, ka shtuar Mladir./30ditët/.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit