5.5 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Pijet energjike dëmtojnë dhëmbët!

Më të lexuarat

Pijet energjike janë ndër pijet më të dëmshme për shëndetin e dhëmbëve dhe shkatërrojnë zmaltin më shumë se uji mineral dhe lëngjet e pemëve. Pijet energjike përmbajnë shtesa të thartirës së limonit, andej me rastin e blerjes duhet me kujdes të lexohet përbërja e pijeve. Dhe, sipas mundësive, të shmangen ato që kanë më shumë thartinë limoni.

Për ujin mineral stomatologët thonë tashmë një kohë të gjatë se nuk është i mirë për dhëmbët. Po ashtu, nuk janë të mira as lëngjet dietike. Konsumimi i këtyre dy pijeve mund të shkaktojë probleme serioze dhe prishje të dhëmbëve. Sipas hulumtimeve të fundit, lëngu nga portokalli shkatërron edhe deri në 84 për qind zmaltin e dhëmbëve. Stomatologët këshillojnë që lëngjet nga limoni, portokalli dhe ananasi të pihen përnjëherë, e jo të konsumohen gjatë tërë ditës. Sa më i vogël të jetë kontakti i thartirës me dhëmbët, aq më mirë.

(BS)/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit