9.2 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Përdorimi i misuakut

Më të lexuarat

Përdorimi i misuakut

Për rëndësinë përdorimit të misuakut dhe dobitë e tij të shumta, kanë ardhur hadithe autentike nga i dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, të cilat nxisin në përdorimin e tij. Prej këtyre haditheve po përmendim:

1. Transmetohet nga ibën Umeri radijAllahu anhu i cili ka thënë: “I Dërguari i Allahut sal-Allahu alejhi ue selem flinte ndërsa misuakun e kishte me vete. E kur ngrihej prej gjumit, fillonte (së pari) me misuakun.”
(Transmeton Ahmedi , Buhariu , Ebu jeala , et Taberani dhe tjerë)

2. Transmetohet nga Ebu Hurejra radijAllahu anhu i cili ka thënë: “I Dërguari i Allahut sal-Allahu alejhi ue selem ka thënë: “Sikur mos të ua vështirsoja ummetit tim, do t’i urdheroja ta përdorin misuakun për çdo namaz.”
(Buhariu dhe Muslimi)

3. Transmetohet nga Ebu hurejra radijAllahu anhu se i Dërguari i Allahut sal-Allahu alejhi ue selem ka thënë: “Sikur mos ta rëndoja ummetin tim, do ta kisha urdhëruar për përdorimin e misuakut para çdo abdesi.”
(Imam ahmedi , En Nesaji dhe të tjerë me zinxhir sahih)

4.Transmetohet se Hudhejfe radijAllahu anhu ka thënë: “I Dërguari sal-Allahu alejhi ue selem kur ngrihej natën, e pastronte gojën e tij me misuak.”
(Buhariu dhe Muslimu)
#Shpërndaje
#Ringjalle_një_sunet

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit