10.7 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Pasi ia zdriti fytyrën klubit, Sadio Mane pastron toaletet e xhamisë (Video)

Më të lexuarat

Sadio Mane padyshim është i shkëlqyer jo vetëm në fushën e futbollit, por edhe në shembujt që jep me veprimet e tij.

Sulmuesi i Liverpoolit, që është besimtar musliman dhe  frekuentues i rregullt i xhamisë Al Rahma në Liverpool, u bë protagonisti i një gjesti që po bën xhiron e botës.

Mane u incizua në mënyrë krejt të rastësishme nga një tifoz senegalez teksa po mbushte kova me ujë për të pastruar dyshemenë e banjës së xhamisë së qytetit. Një gjest ky që është përshëndetur nga të gjithë ndjekësit e tij që e njohën menjëherë futbollistin në këtë video.

Nuk është hera e parë që Mane bën të tilla veprime. Në të kaluarën sulmuesi dhuroi 200 mijë Paund për ndërtimin e një shkolle në fshatin e tij Bambali në jug të Senegalit.

https://www.facebook.com/SoccerAM/videos/2042527082426336/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit