4.1 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Një tërmet i fuqishëm godet Shqipërinë

Më të lexuarat

Autoritetet në vend nuk kanë raportuar për persona të lënduar nga tërmeti

 

TIRANË/PRISHTINË (AA) – Një tërmet u fuqishëm ka goditur disa qytete në Shqipëri, duke shkaktuar panik tek qytetarët, ndërsa lëkundjet janë regjistruar edhe në Kosovë, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave të Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit të Shqipërisë (IGJEU), tërmeti është regjistruar me epiqendër në Durrës, me thellësi 18 kilometra dhe magnitudë 5.1 Sipas IGJEU-së, pas tërmetit gjatë ditës së sotme janë regjistruar përsëri lëkundje të tjera.

Ndërkohë Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë njofton se nga informacionet e grumbulluara nga Qendra Kombëtare Operacionale pranë Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura janë konstatuar dëme materiale në disa banesa në Tiranë, Durrës dhe Krujë.

Ndërsa në qarqet Fier, Shkodër, Vlorë, Lezhë, Berat dhe Kukës nuk janë raportuar dëme në objekte dhe lëndime në njerëz.

Pas lëkundjeve të tërmetit qytetarët në Tiranë kanë dalë jashtë ndërtesave, nga frika e vazhdimit të lëkundjeve. Ndërkohë autoritetet në vend nuk kanë raportuar për persona të lënduar nga tërmeti.

Në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes thuhet se “Në orën 11:01, të datës 04.07.2018, është riregjistruar termet me epiqendër në Hamallaj/Durrës, me intensitet 6 ballë dhe magnitudë 5.1 sipas shkallës Rihter.

Ndërkohë lëkundje tërmeti janë regjistruar edhe në Kosovë. Qytetarët e Kosovës sot ndien tërmetin që kishte epiqendrën në Shqipëri. Kreu i Qendrës Sizmike të Kosovës, Shemsi Mustafa, konfirmoi për AA se tërmeti ka ndodhur sot në orën 11:01 dhe ka zgajtur disa sekonda. Sipas tij magnituda e tërmetit ka qenë 4,8 sipas shkallës së Rihterit.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit