NICOLAS SARKOZY, PRESIDENTI I NJË ’’NDARJEJE’’ TË DËSHPËRUAR

0
41

Nicolas Sarkozy kishte mishëruar për pjesën më të madhe të francezëve një shpresë antagonizmi në një vend të fjetur. I paduruar dhe aktiv, ai është gjykuar shpesh si i paqëndrueshëm dhe brutal duke tronditur me mënyrën e tij të ushtrimit të pushtetit deri në pikën që e bënte presidentin më pak të dëshiruar.

Të qënit president, ishte ëndrra e fëmijërisë së Nicolas Sarkozy de Nagy-Bocsa, 57 vjeç, djali i një imigranti hungarez dhe me profesion avokat, i prejardhur as nga ndonjë familje e vjetër borxheze provinciale as nga ndërtesat e shkollave prestigjioze franceze.

”Njeri me ambicie, punëtor, energjik me një oreks të pangopur për veprim, duke mos dyshuar për asgjë dhe kryesisht as për veten për të arritur qëllimet e tij” , është shprehur për presidentin Sarkozy, ish-presidenti Jacques Chirac.

Një njeri i paduruar, i cili, metodikisht, ka kapërcyer pengesat mes tradhëtive dhe kapërcimit të shkretëtirave: angazhuar në të djathtën që prej moshës 19 vjeç, ai u zgjodh si kryetar Bashkie në moshën 28-vjeçare, deputet në moshën 34-vjeçare, emërohet ministër për herë të parë në moshën 38-vjeçare dhe zgjidhet si president në moshën 52-vjeçare.

Duke ardhur në pushtet me 52 për qind të votave në muajin maj 2007 pasi kishte premtuar reformimin e Francës, ai gëzon një popullaritet të pakrahasueshëm që prej gjeneralit De Gaulle. “Unë nuk kam të drejtë të gaboj”, u shpreh ai në atë kohë.

Gjatë sondazheve, me frikën e përballjes me një krizë të pazakontë, ai do të mbetet si presidenti i Francës me popullaritetin më të ulët.

“Më e rëndësishme është mënyra se si ai e banalizoi politikën dhe zhvlerësoi funskionin presidencial në shërbim të personit të tij. Kjo është ajo për të cilën francezët e kritikojnë, është mënyra e tij për të qënë dhe për të bërë”, theksoi politologu Stephane Rozes nga instituti Cap.

Nicolas Sarkozy, është një stil. I pakompleksuar ashtu si e djathta që kërkon të mishërojë, ai synon të trondisë kodet, të thotë të vërtetën, të luajë me transparencën, të ecë shpejt.

Por ai trondit me mënyrën e të ushtruarit të funskionit: kur në mbrëmjen e fitores së tij ai feston në ”Fouquet’s”, vend luksoz me pjesëmarrjen e mijëra biznesmenëve, para se të kalonte pushimet në jahtin e një biznesmeni. Emri i presidentit bling-bling” do të qëndrojë fort në lëkurën e tij.

Kur u divorcua me Cecilian, ai publikoi lidhjen e tij me top-modelen Carla Bruni duke ju dhënë francezëve idenë se ishte më shumë i shqetësuar nga kënaqësia e tij se sa nga fati i tij. Më pas ata do të martohen dhe do të sjellin në jetë vajzën e tyre Giulia, fëmija i katërt i presidentit Sarkozy.

Ai irritohet gjithashtu për mënyrën e tij të ushtrimit të pushtetit. Politikat sociale radikale të tipit rritje e moshës së daljes në pension në 2010-ën, nga 60 në 62 vjeç, shkaktuan pakënaqësi të mëdha nga të majtët, ndërsa aleatët nisën të ankohen për stilin e tij drejtues.

”Ai aplikoi ‘metodën Zorro’: shpejtësi dhe ndërhyrje të befasishme”, shkruan ish-ministri socialist Claude Allègre. Një strategji shumë adapte dhe shumë frytdhënëse kur bëhet fjalë për të kaluar një ligj, për të reformuar institucionet dhe kryesisht për të neutralizuar krizat ndërkombëtare, shumë më pak bindëse kur bëhet fjalë për reforma të thella dhe shumë të ngadalta.

Nicolas Sarkozy, presidenti i krizës në skenën ndërkombëtare, gjestikuluesi pa vizion afatgjatë për planin e brendshëm? Kjo është ajo që shprehin sondazhet.

Mbështetësit e tij e lavdërojnë për vullnetin. Kjo vendosmëri që e shtyu në vitin 2011 për të qenë motori i ndërhyrjeve ushtarake ndërkombëtare në Libi apo për të dhënë zgjidhje për të shmangur falimentimin e sistemit bankar në vitin 2008.

Dhe vlerësojnë kurajon për të vendosur masa shtrënguese të papëlqyera nga populli, për çuar përpara Francën sipas tyre: reforma e pensioneve dhe universiteteve, shërbim minimal në sektorin e transporteve në rast greve.

Të zhgënjyerit, ata që besuan më shumë në punën e tij për të fituar më tepër, pa mundur të shohin rritjen e fuqisë së tyre blerëse, ata e kritikojnë për premtimet e pambajtura përsa i përket luftës kundër pabarazive dhe favoreve fiskale për më të pasurit.

Gjatë gjithë mandatit të tij, Nicolas Sarkozy ka pranuar gabimet. Rregullisht ai është shprehur se kishte ndryshuar, ishte pjekur dhe kishte mësuar. Përfundimisht marrim në konsideratë humbjen, për të bërtitur fort, disa ditë më vonë: “E ndjej rritjen e dallgës”, do të fitojmë”.trt

Deborah Pasmantier