9.2 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Në Estoni që nga klasa e parë të mësohet programimi

Më të lexuarat

Estonia është duke e futur një program të ri edukimi që do të ketë 100 për qind studentë që do të dinë të shkruajnë kode.
I quajtur si ProgeTiiger, nisma e re synon që t’i kthejë fëmijët nga konsumatorë të teknologjisë (që natyrisht janë të këtillë) në zhvillues të teknologjisë (çfarë nuk janë).

Edukimi ProgreTiiger do të fillojë me studentë të klasës së parë, që fillon në moshën 7 ose 8 vjeçare për estonezët. Edukimi në shkenca kompjuterike do të vazhdojë deri kur një nxënës është në shkollë publike, rreth moshës 16 vjeç.

Mësuesit janë duke u ushtruar në këto shkathtësi të reja dhe ndërmarrjet e IT-së të sektorit provat po ashtu janë duke u përfshirë, që ka kuptim, duke e ditur që këta individë do të përfundojnë në të qenit përfituesit afat-gjatë të popullit të shkolluar në teknologji.

Programi ProgreTiiger do të lëshohet tek disa pilot shkolla dhe së shpejti do të lëshohet për të gjitha shkollat e edukimit në Estoni.
Ndërsa sipas një studimi të bërë nga Shoqata për Makinerinë Kompjuterike (ACM) dhe Shoqatën e Profesorëve të Shkencave Kompjuterike (CSTA), shumica e shkollave publike në Shtetet e Bashkuara përqendrohen vetëm nga ana e konsumatorit në përdorim të kompjuterëve.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit