9.2 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Në botën e politikës… të gjithë nuk janë një

Më të lexuarat

Në sferën e errët të politikës rreshtohen disa principe, koncepte dhe sjellje, të cilat vazhdimisht ligjërimi selefist i kritikonte, kurse liderët e tij vazhdimisht tërheqshin vërejtjen e islamistëve nga futja në veprime politike deri në atë nivel që të zhyten në një tufan të opsesioneve, llogarive dhe konsideratave politike, të cilat i grijnë gjërat statike të fesë dhe premisat e saja.

Ligjërimi selefit tani kalon fazën e vlerësimit, rishikimit dhe orvatjeve për ripërtëritje dhe përmirësim, disa prej tyre shkojnë shumë larg e disa cilësohen me pjekuri dhe urtësi. Mirëpo ajo që na ç’rehaton është rritja e asaj që mund ta quajmë fenomen i opsesionit të rënies në sferën e llogaritjes së reagimeve saqë janë bërë element kryesor në përcaktimin e sferës së të vërtetës dhe të saktës.

Kuptimi selefit për nga natyra, e kjo është njëra veçori e tij, nuk fundoset në ekuivokacione dhe miklime (mudara), andaj edhe vazhdimisht insiston në krijimin e rregullave bazë të emetimit dhe ligjërimit. Këtu edhe qëndron rreziku, nëse lejojmë që fundosja në opsesion të shndërrohet në bazë dhe rregull statik dhe në këtë mënyrë të gjejmë veten në atë gjendje nga e cila ua tërhiqnim vërejtjen njerëzve më herët, domethënë në sferat e errëta të politikës.

Në anën tjetër, jemi mësuar që në dekadat, ndoshta edhe shekujt e fundit, të ballafaqohemi me një armik, strategjia dhe pikëpamja ynë ideologjike të jetë e specializuar, zakonisht, në ballafaqimin e këtij llojit të armiqësisë. Ndoshta etapa e kolonializmit ka qenë shembulli për këtë gjë, kur vendet islame kishin një armik me të cilin duheshe të ballafaqohen. Mirëpo në kohën e fundit bota islame ka një grumbull të armiqve të cilët posedojnë plane të qarta dhe ambicie të mëdha. Këtu numërohen tentimet për krijimin e lindjes së mesme: të madhe, të re, etj, shteti hebre dhe ëndrra për natyralizim të raporteve me tregun e madh arab dhe ëndrra e Iranit për tu shndërruar në fuqi të madhe bërthamore e cila do të dominon pjesën dërmuese të naftës së botës…

Kjo gjendje e komplikuar nuk na lejon që të përdorim strategjinë e vjetër të ballafaqimit me një armik. Mirëpo nga ajo që shohim vërejmë se shumë janë ata që akoma kapen për këtë metodë “të gjithë janë një”, kurse rezultati është: mungesa e fuqisë për tu ballafaquar me tre armiqtë në një kohë, strategjia, planet dhe aspiratat e të cilëve dallojnë, kurse mund të dallojnë apo pajtohen në ndarjen e presë.

Rezultati praktik është: shfrytëzimi i pikëpamjes vertikale në ballafaqim e jo të pikëpamjes horizontale, që domethënë se gjatë fillimit të ballafaqimit duhet të qetësojmë armiqësinë e ndonjërës palë apo ma shumë palëve që të koncentrohemi në ballafaqimin e palës së mbetur. Nëse dëshirojmë të ballafaqohemi me perëndimin, duhet të qetësojmë armiqësinë me Iranin, nëse dëshirojmë të ballafaqohemi me Iranin duhet të qetësojmë armiqësinë tonë me perëndimin, sepse vetëm një katror është i përcaktuar për armikun në strategjinë e ballafaqimit me te. Nga kjo vrimë depërtojnë tabori i pestë dhe i drejtohen opinionit publik me shprehjet: cili është më i rrezikshëm…

Kurse pikëpamja horizontale përdor metodë balancuese dhe i pozicionon armiqtë në fqinjësi të njëri tjetrit, pastaj s’prish punë nëse përcakton prioritetet sipas rreziqeve dhe kërcënimeve momentale.

Duhet të çlirohemi nga pikëpamja egocentrike e cila do të dominonte në strategjinë e ballafaqimit. Gjithashtu duhet të mësohemi të formojmë pikëpamje që me kompleksivitetin e vet përshtaten me kompleksivitetin e gjendjeve të vështira të cilat i përjeton umeti. Duhet të kërcejmë mbi nocionet e thjeshta dhe egocentrike, të cilat gjërat i shikojnë vetëm nga një aspekt.

Njerëzit që nisen nga pikëpamjet egocentrike dhe udhëhiqen rrugën e tyre nga opsesioni, nuk do të munden të realizojnë shpresat e umetit, të cilat i ka ndërlidhur me ta. Urtësia nuk qëndron në shtimin e opsesioneve, ashtu sikurse edhe stërhollimi nuk qëndron në reduktimin e kompleksiviteteve.

Duhet të çlirohemi nga mënyrat e analizës dhe përfundimeve që në fund na çojnë në reduktimin e çështjeve boshtore në pyetje të llojit: a do ta sulmon Amerika Iranin ose jo?! Kush është më armik për umetin: Irani ose Perëndimi? Irani është armik i Amerikës, apo aleat i tij? Asgjë nuk na bën presion që të shkurtojmë qëndrimet tona në disa fjalë apo zgjidhje të kufizuara, andaj pse t’ia ngushtojmë vetvetes hyrjet e kuptimit e më pastaj edhe daljet e veprave?!

Madje edhe në fushën e kërkimit të fetvave dhe dhënies së fetvave duhet patë parasysh këto gjëra. Ai që analizon metodën e Shejhul-Islam ibën Tejmiut, rahimehullah, gjatë dhënies së fetareve do të vëren se në shumë fetva mjaftohet me përmendjen e mendimeve të medhhebeve, ndoshta tregon mendimin e xhumhurit, e pastaj nuk parapëlqen asnjë mendim për shkaqe të ndryshme, andaj pse të insistojmë ne në përcaktimin e ndonjë mendimi pasi që nuk ka nevojë për përcaktim, edhe atë në sferën e politikës e jo në sferën e fikhut?!

Nuk e teproj kur them se ne në këtë kohë kemi nevojë për pikëpamje të plota dhe të balancuara nga të cilat do të nisemi në drejtime të sigurta, pikëpamje reformiste që i ngërthen edhe gjërat dinamike dhe njerëzit dinamik, dhe qi i kalon ofertat personale dhe pikëpamjet subjektive që ti ofron umetit metodë të cilës nuk i humb shkëlqimi dhe elani një kohë të gjatë. Vallë, do ti dërgojë All-llahu këtij umeti njeri që do t’ia ripërtërinë fenë, metodën dhe mendimin…?!

Ahmed Fehmi

Përktheu: Bekir Halimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit