14.8 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Mustafi: T’i mbyllim veshtë për situatën e Wengerit

Më të lexuarat

Shkodran Mustafi ka thënë se lojtarët e Arsenalit duhet t’i mbyllin veshët për spekulimet rreth të ardhmes së Arsene Wengerit dhe të mendojnë se çfarë mund të kontrollojnë.

Kontrata e Wengerit skadon në fund të sezonit dhe nuk është e qartë nëse do të qëndrojë tek Arsenalit.

Edhe pse po vazhdojnë raportimet për të ardhmen, Mustafi ka thënë për Sky Sports se nuk brengoset për situatën e Wengerit.

“Gjëja më e rëndësishme është që të mbyllim veshët dhe të përqendrohemi në atë që ndodh në fushë”, ka thënë mbrojtësi shqiptar.

“Nuk mund të përqendrohemi në spekulimet dhe çdo gjë rreth nesh. Është kohë e gabuar. Ne duhet të përqendrohemi në fushë. Wengeri është këtu qe 20 vjet. Ai e di se çfarë duhet të bëjë. Tani varet nga lojtarët që të dalin në fushë dhe të luajnë mirë”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit