Mjeku turk Öz rekomandon “lidhje të forta familjare” për shëndetin e zemrës

0
29

Mjeku turk me famë botërore, kardiokirurgu Prof. Dr. Mehmet Öz, thotë se lidhjet e forta dhe të afërta familjare zvogëlojnë stresin dhe i bëjnë mirë shëndetit të zemrës.

Mehmet Öz, i cili jeton në SHBA dhe ka arritur një famë botërore me punën e tij në një prononcim për AA ka shpjeguar se çfarë duhet të bëjmë për të pasur një zemër të shëndetshme dhe për t’u mbrojtur nga sëmundjet e zemrës.

“Kur hamë sheqer, fitojmë peshë. Pesha ka shumë dëme, por dëmi më i madh është në mëlçi”, tha Öz duke përmendur dëmet e konsumimit të sheqerit duke theksuar se kanë një ndikim të madh në shëndetin e zemrës edhe produktet që konsumohen. Ai tha se kur në mëlçi grumbullohet sheqer ajo shdërrohet në dhjamë dhe një mëlçi e sëmurë nuk mund të mbrohet kundër kolesterolit dhe se në këtë rast ndryshon lloji i kolesterolit dhe rritet masa e kolesterolit të cilën e quajmë të keqe.

“Me kolesterolin e keq, është e vështirë të riparohet një plagë kur formohet në damarët në zemër. Ky është një shqetësim i madh edhe te meshkujt edhe tek femrat. Brenda zemrës ka tre arterie kryesore të mëdha, këto arterie konsiderohen si një mur. Ky mur shpohet dhe arsyet që shpojnë janë tensioni i lartë, diabeti. Diabeti e çan murin si një copëtues xhami. Pas formimit të vrimës brenda murit ne kemi nevojë ta riparojmë atë ndërsa substanca që përdoret është kolesteroli”, tha Öz.

Sipas tij, ka kolesterol të mirë dhe të keq. “Kur është kolesteroli i mirë kthehet në një mur që është shumë i bukur, i riparuar mirë, por kur gjendet kolesterol i keq, ato plagë fillojnë ta bllokojnë arterien dalëngadalë dhe mbi të mblidhet kolesterol. Pasi mesi i tubit me kalimin e kohës mbyllet plotësisht, humbim pacientët nga kriza në zemër dhe pamjaftueshmëria e saj”, shpjegon Öz ndikimin e kolesterolit të lartë në zemër.

Më tej pasi ka radhitur diabetin, kolesterolin dhe tensionin e lartë si faktorët që ndikojnë në sëmundjen e zemrës, Öz tha se “Nëse është i lartë tensioni ai formon vrimë brenda arteries. Nëse sasia e kolesterolit të keq është e lartë, trupi nuk mund të riparojë arteriet. Normalisht, një person në moshë të re, e rikuperon ka apo s’ka vrimë në arterie, por pas ndryshimit të llojit të kolesterolit mënyrat e riparimit ndryshojnë.

Kuzhina mesdhetare është jashtëzakonisht e shëndetshme

Ai ka bërë të ditur se kuzhina mesdhetare është shumë e shëndetshme dhe se ushqimet me aditivë krijojnë kimikate të këqija në trup dhe kjo rrit sëmundjet e zemrës.

“Kuzhina mesdhetare është jashtëzakonisht e shëndetshme. Pse? Për shkak se ka perime dhe fruta të freskëta. Vaji i ullirit është një substancë tashmë që prodhohet nga Turqia dhe cilësia është shumë e lartë, jo false. Në turizmin tonë ka ushqime që mund të hahen. Ushqimet që hamë janë shumë të shëndetshme. Më frikësojnë më shumë ushqimet e reja që kanë dalë, sepse përmbajnë më shumë sheqer ose kripë për të rritur sasinë e konsumit. Ndryshimi i aromës mund të jetë më i shijshëm, por jo i shëndetshëm”, thekson Öz.

Për një zemër të shëndetshme formoni lidhje të forta familjare

Mjeku Öz ka përmendur se në sëmundjet e zemrës është efektive edhe genetika edhe faktori i stresit, por se lidhjet familjare kanë efekt pozitiv mbi shëndetin e zemrës.

Pasi ka vënë theksin se njerëzit në perëndim janë më të stresuar për shkak se lidhjet familjare janë më të dobëta, Öz tha se “Nëse mund t’i mbani njerëzit afër jush, sidomos nëse formoni një jetë ku jeni gjithmonë në kontakt me njerëzit që doni në familje, mund t’iu mbrojë, por nëse kjo mungon stresi fillon të rritet. Shfaqja e stresit të lartë shkakton një ndikim të madh mbi zemrën. Madje, nëse ka mërzi të madhe mund të shfaqet edhe pamjaftueshmëri e zemrës. Ky është një problem i zbuluar rishtazi, por ne e shohim shumë”.

“Lidhjet e forta familjare për shëndetin e zemrës janë jashtëzakonisht të rëndësishme. Lidhja midis njerëzve është shumë e rëndësishme. Është një mbrojtje kundër stresit, por në të njëjtën kohë na jep një qëllim në jetë. Nëse ka qëllime në jetë atëherë ne me siguri që i japim edhe një qëllim rrahjeve të zemrës”, tha Öz.

Mjeku kardiolog Öz ka dhënë edhe këshillat se çfarë duhet të konsumojmë, prej çfarë duhet të qëndrojmë larg për një zemër të shëndetshme. “Për një zemër të shëndetshme janë të rëndësishëm; gruri i plotë, të ushqehesh me produkte të sapodala nga toka është shumë i shëndetshëm. Fruta, perime, arra, kikirikë, bajame, të gjitha janë për një zemër të shëndetshme. Natyrisht, që vaji i ullirit është më i rëndësishmi”, tregon ai.

Öz paralajmëron se duhet qëndruar larg nga ushqimet e përpunuara dhe ushqimet me aditivë, konsumimi i tepërt i mishit dhe sidomos nga ushqimet e skuqura si dhe duhet të shmangen lëngjet dhe pijet me gaz që prekin qelizat e shijeve, por që janë të pashëndetshme.

Ai ka vënë në dukje rëndësinë e ushtrimeve për t’u mbrojtur nga sëmundjet e zemrës. Öz ka remkomanduar më tej se “Nuk është kusht vrapimi, por ecja po, është mirë që të ecet gjysëm ore çdo ditë. Ecja është sporti që është më i rëndësishëm në botë. Pse? Nuk e dëmton vetveten. Mund ta kryesh çdo ditë, si në moshë të re ashtu edhe në moshë të shtyrë. Kur shëtisim botën vërejmë se njerëzit që jetojnë më shumë, ecin gjithmonë. Gjithashtu është mirë të ngrihen edhe pak pesha për rreth 30 minuta në javë. Është e mjaftueshme edhe pesha e trupit tonë. Mund të bëhet edhe Yoga. Nëse nuk mund të ngrini trupin tuaj atëherë ju nuk do të jeni në gjendje të ngriheni më kur të rrëzoheni”.