14.8 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Mercedesi që kushton gati 500 mijë euro

Më të lexuarat

Përveç modelit 800 Widestar, i bazuar në G63 më të ri, kompania e njohur Brabus po ashtu është duke tërhequr vëmendjen me G-Classën e saj me stil në panairin e veturave në Gjenevë. Fjala është për kreacionin e saj të ri të quajtur 850 6.0 Bi-Turbo 4×4² Final Edition “1 of 5”.

Emri i gjatë pothuajse zbulon gjithçka rreth kësaj “super-veture të rëndë Off-Road”, siç e quan Brabusi. Po ashtu, ky G-Class i ri është i bazuar në modelin e gjeneratës së kaluar – Mercedes-AMG G63.

Motori standard 5.5-litër Twin-Turbo V8 është zëvendësuar me atë prej 6.0-litër – motori më i fuqishëm me 8 cilindra i Brabusit deri tani, shkruan carscoops. Ai është me kapacitet prej 850 kuajfuqi.
rabus 850 6.0 Bi-Turbo 4×4² Final Edition “1 of 5” shpejtësinë nga 0 deri në 100 kilometra në orë e arrin për 4.7 sekonda dhe atë maksimale deri në 210 km/h. Po ashtu, kjo “bishë” vjen me rrotat e reja prej 22-inç me goma 325/55 R Pirelli Scorpion ATR për të gjitha terrenet.

Gjithashtu, kjo “bishë” e Brabusit vjen edhe me disa modifikime me stil unik dhe nga fibra të karbonit, duke përfshirë mbrojtësin e pasmë shtesë (spoiler) mbi çati me dy drita të integruara, kofanon e re, kornizat e dritave të përparme dhe maskën e përparme të re me logon e Brabusit të vendosur në mes.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit