5.5 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Mençuria e poetit dhe zgjuarsia e mbretit

Më të lexuarat

Një poet vajti te një mbret dhe i lexoi ca poezi atij. Mbretit i pëlqyen dhe i tha: – Kërko ç’të duash…

– A më jep?, i tha mbretit.

Mbreti i tha: – Po.

Ai i tha: – Dua të më japësh dinar sipas numrit të cilin do ta përmend në ajete kur’anore!

Mbreti i tha: – Dakord.

Poeti tha: – Allahu i Lartësuar thotë: “Zoti juaj është një Zot i vetëm.” (Nahl: 22). Mbreti i dha një dinar.

Më pas poeti lexoi: – “Allahu tashmë e ka ndihmuar ditën kur atë e dëbuan mohuesit vetë të dytin, kur ishin në shpellë…” (Tevbe: 40), dhe i dha dy dinarë.

Më pas lexoi: – “Dhe mos thoni: Tre zota!” (Nisa: 171), dhe i dha tre dinarë.

Më pas lexoi: – “Nuk ka bisedë të fshehtë midis tre vetave, që Ai të mos jetë i katërti;” (Muxhadele: 7), dhe i dha katër dinarë.

Më pas lexoi: – “As midis pesë vetave e që Ai të mos jetë i gjashti;” (Muxhadele: 7), dhe i dha gjashtë dinarë.

Më pas lexoi: – “Allahu është Ai, që ka krijuar shtatë qiej.” (Talak: 12), e i dha shtatë dinarë.

Më pas lexoi: – “Kurse tetë prej tyre do të mbajnë Fronin e Zotit tënd.” (Hakkah: 17), dhe i dha tetë dinarë.

Më pas lexoi: – “Në qytet kishin qenë nëntë vetë që bënin ngatërresa e nuk vinin rregull.” (Neml: 48), dhe i dha nëntë dinarë.

Më pas lexoi: – “Këto janë dhjetë ditë të plota.” (Bekare: 196), dhe i dha dhjetë dinarë.

Më pas lexoi: – “Kur Jusufi i tha babait të vet: “O babai im! Unë pashë në ëndërr njëmbëdhjetë yje.” (Jusuf: 4). Mbreti i dha njëmbëdhjetë dinarë.

Më pas lexoi: – “Vërtet, numri i muajve tek Allahu është dymbëdhjetë, sipas Librit të Allahut.” (Tevbe: 36). Mbreti i dha dymbëdhjetë dinarë dhe më pas tha: – Jepeni dyfishin e kësaj që kërkoi dhe largojeni.

Poeti tha: – Po përse zotëria im?!

Mbreti i tha: – U frikësova se do të lexosh: “Pastaj e dërguam atë te njëqind mijë e më tepër njerëz.” (Safat: 147).

Përshtati: Almedin Ejupi

Artikulli paraprak
Artikulli tjetër
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit