Mbrojtja e pronës publike dhe të mirave shoqërore

0
10

Drilon Istrefi

Ndër vite, të persekutuar dhe diskriminuar nga aparati shtetëror, Shqiptarëve nuk ju ngeli tjetër vetëm se shtetin ta shohin si gogol që vret dhe masakron njerëz.

Nisur nga kjo armiqësi e krijuar apo e imponuar, Shqiptarëve ju dukej çdo gjë armiqësore, nëse kishte të bënte me Shtetin..

Ky mentalitet vazhdon akoma edhe sot të jetë prezent në mesin tonë, duke sjell me vete një sërë dukurish negative në Shoqëri.

Fatkeqësisht shumë njerëz në mesin tonë pronen shoqërore apo pronen publike e shohin si të huaj apo armiqsore.

Nëse marrim një shembull, ujin e pijshëm themi se është e drejtë e secilit individ që të ketë uji të pastër për pije pa dallime shoqërore. Ama nëse një individ bënë keqpërdorimin e ujit në mënyra të ndryshme ai i ka privuar individët e tjerë nga kjo e drejtë edhe pse në mendjen e tij ndoshta sillet diçka tjetër.

Problematik shumë e madhe është edhe hedhja dhe djegja e mbeturinave nga individ apo edhe ne disa raste objekte gastronomie të pandergjegjshëm, të cilët ndotin ambientin që është e mirë shoqërore që u vihet në dispozicion të gjithëve.

Çka është pra prona publike apo të mirat shoqërore?

Pronë publike apo e mirë shoqërore është ajo pronë që vihet në shërbim të të gjithë qytetarëve pa dallim shtresave shoqërore apo racore të individit apo dallimeve politike që ato kan.

Këto të mira shoqërore vihen në dispozicion të qytetarëve dhe mbrohen në të shumten e rasteve nga ana e Shtetit por me taksat që shteti merr po nga ato qytetarë.

Pra nëse ne mbrojmë pronën publike kemi mbrojtur faktikisht pronen tonë.

Prona publike, që nihet në popull dhe si Vakëf, përveç që është e të gjithëve, ajo ka edhe një funksion tjetër. Ajo ka një qëllim madhor për të cilin është lënë si e tillë, për lëvizje të lirë të qytetarëve, për mbrojtje të ambientit, për mbrojtje nga fatkeqësitë natyrore…, etj.

Të parët tanë thoshin mos e prek Vakëfin se të mallkon Zoti.