8.8 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

LETRA E NJË VAJZE NGA HALEPI..

Më të lexuarat

Po ia nis këtë letër krejt Umetit musliman. Mbretërve e presidentëve e hoxhallarëve dhe krejt muslimanëve të botës..

Këtu arriti puna.

Ndërkohë që po ju shkruaj kanë mbetur edhe pak orë deri në përdhunimin tim dhe masakrimin e trupit tim. Trimat tanë u vranë një nga një e grupe grupe nga bombat e avionëve rusë e nga tanket alevite të Asadit.
Ata që po luftojnë po e bëjnë që të mos shohin më kobin që i pret familjarët e tyre.

I drejtohem Dijetarëve.. Boll më..
Nuk më duhet më lutja juaj, nuk më duhet thirrja juaj për durim..
E vetmja gjë që kërkoj prej jush është të mos më gjykoni pas vdekjes time. Unë po vetëvritem..
Mos guxoni të thoni se ai që vret veten është në zjarr. Boll më..
Unë e desha jetën. E desha të jetoj.
Por po vetëvritem sepse nuk dua të abuzojnë me trupin tim hienat e Asadit dhe Iranit.

Kam duruar shumë e fshehur në shtëpi nga frika e përdhunimeve. babain ma vranë. edhe ai shkoi me pengun se çfarë po linte pas vetes dhe kujt po ia lë.
Do ti jap fund jetës sepse këtu në Halep u bë Kijameti. Nuk ka ferr më të madh se ky.

E di se do të unifikoheni të gjithë ju hoxhallarët për të më thënë se do të jem përjetësisht në zjarr. Por si mund tju besoj? Ju më në fund po unifikoheni për gjykimin tim. Sepse nuk jam vajza juaj, as nëna as gruaja e as motra juaj. Një vajzë e parëndësishme, diku atje larg, jam për ju.

Po jua bëj me dije se Fetvatë tuaja që po më gjykojnë, për mua kanë po kaq vlerë sa kjo mënxyrë që kalova.

KUR TI LEXONI KËTO RRESHTA DIJENI SE UNË VDIQA E PASTËR DUKE I SFIDUAR TË GJITHË..
ATA NUK E PREKËN KURRË TRUPIN TIM..

PS: PA FJALË, NUK DI ÇFARË TË THEM, KJO VAJZË MI KA HEQUR TË GJITHA FJALËT NGA GJUHA..

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit