21.7 C
Pristina
Tuesday, May 7, 2024

Përgëzoje çdokënd që takon

Më të lexuarat

Përgëzoje çdokënd që takon

Mos të të ik asnjë rast gjatë takimit me dikë, e që si pasojë e takimit me ty të mos jetë më i lumtur! Dashamirësia, mirësjellja dhe ngrohtësia janë karakteristikat të cilat kërkohen nga ne.
Është mjaftë e rëndësishme ta lexoni me vëmendje këtë rekomandim. Në rast se vetëm gjysma e popullatës së rruzullit tokësor do ta praktikonin, në botë do të mbizotëronte dashuria, mirëbesimi dhe ngrohtësia gjatë komunikimit, gjë e cila që moti është humbur dhe na mungon shumë.
Për çdo ditë në postë, tramvaj, qendra tregtare, restorante apo ngjashëm takojmë fytyra të mrrolura apo të shqetësuara me problemet e kësaj bote, të cilët nuk kanë kohë për vete, e ku mbet më për të tjerët.
Të gjithë nxitojnë diku, vrapojnë gjithandej dhe me fytyrat e tyre të mrrolura bashkëbiseduesit i përcjellin mesazh refuzimi, paaritshmërie dhe jotolerance.
Në ajër në vend të energjisë pozitive, përhapet ajo negative dhe i kontribuojmë akoma më tepër krizës psikike dhe çekuilibrit tek vetja dhe njerëzit që takojmë.
Kjo porosi ka për qëllim ta ndërroj dhe ta përmirësoj jetën tonë, ta bëj më të lumtur dhe më të bukur. Nëse e aplikoni atë, nuk humbisni asgjë.
Sh.p. Mos lejo askënd të largohet nga jeta jote jo i lumtur. Ji shembulli i gjallë i mirësisë. Shembëlltyra jonë në këtë drejtim ishte i Dërguari i Allahut salAllahu alejhi ue sel-lem i cili nuk largonte buzëqeshjen nga fytyra e tij edhe atëherë kur ballafaqohej me probleme të ndryshme.
Përshtati: Lutfi Muaremi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit