4.1 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Letër nga një maturante nga Tirana: Çdo ditë e mendoj të jetoj larg, të iki që këtu

Më të lexuarat

Nga maturantja Xhile Çenga

Kam vendosur të të shkruaj një letër që ndoshta nuk ju drejtohet juve por disa njerezve që e kanë shpirtin gur të cilët ulen në karriget e zyrave të tyre dhe vëzhgojnë çdo gjë nga aty.

Unë jam një maturante që çdo ditë e mendoj të jetoj larg të iki që këtu. E di pse? Sepse ndjej që asgjë nuk po ndryshon.

Më datë 12 qershor isha në protestë me shumë shok të mi nga gjimnazet e tjera, sepse na prenë në besë. Ishin ato njerëz që na siguruan që gjërat do të ishin më të thjeshta. Të të tregoj ndjesitë e mia gjatë provimit të letërsisë dhe gjuhës shqipe? Mu duk sikur isha mbi një fije peri. Kur isha drejt fundit kisha dhe një sërë pyetjesh të tjera që duhet ti kthehesha për ti riparë. Ajo protestë e dt 12 nuk ishte revolta vetëm për një provim, ishte revolte e një brezi që e filloi gjimnazin si eksperiment dhe e mbaroi si i tillë.

Unë vij nga një shkollë 4 vjecare të cilën e kam kaluar plot frikë. Frikën e shkollës së lartë, frikën e koficentit më të ulët. FRIKËN E HARRESËS. Se na kanë futur në një qoshe dhe na lënë në errësirë. NDËRSA ARSIMIN E KANË BËRË FUSHË FUTBOLLI KU TOPI ËSHTË NË KRAHUN E TYRE DHE NE NUK JEMI LOJTARË, JEMI SPEKTATORË TË CILËT SHOHIM SI VENDOSET PËR FATIN TONË, SI LUHET ME FATIN TONË.

Është e vështirë të jesh mësues sot, të jesh prind, të jesh nxënës, student.

Më vjen të BËRTAS të ULËRAS. Po kaq të këqinj jemi??? Po këtyre u bëhet qefi që ne jemi keq!!! Çfarë ndjejnë vallë?? Pse një ministri e tërë ulet në karriget e komfortit??? PSE nuk investojnë për ARSIMIN??

Ajo ministri është e imja, e jotja, e prindërvë të mi,e gjyshërve, është e KOMBIT tonë që është kaq i vogël me afërsisht 3 milion banorë. Nuk mundet të jetë rastësi as ironi të jetosh jetën mes miliona padrejtësish. Nuk mundet të jetë një histori, jetët që dhanë jetën, për një jetë në skllavëri. Nuk besoj që ato jetë që u dogjën si qiriri për gjuhën shqipe do të ishin krenare sot. Do të uleshin me ne dhe do të qanin.

I them Besës që të qenurit ministre e Arsimit është më e vështirë se të drejtuarit çdo ministri tjetër, sepse po drejton një pjesë të popullsisë që është më e brishtë se të tjerat. Nuk është ministria vetëm e mësuesëve ajo është e nxënësve. Përpara çdo vendimi e dashur Besa mendo për nxënësit e nëse je e paaftë të mendosh pyeti ata. Para se të thuash që protesta Ishte opozitare duhet të shikoje lotët e maturantëve në 11 qershor kur në orën 12 pas një shiu rrebesh qanin dhe ju dridheshte mjekra. Ja kjo opozitë jam unë, ajo opozitë që guxoj të mendoj ndryshe. Sa keq më vjen! Të isha ju, atë “opozitë” për të cilën na PASKËRSHKA nxitur s’kisha gojë ta quaja opozitë e di pse ? Se që në momentin që del nga dera e parlamentit ke hequr dorë së përfaqsuari një pjesë të popullsisë. Të pakën kështu unë e mendoj. Vazhdoni HAUNI me njëri-tjëtrin. Turp t’ju vi që luani me ne kështu. Në vend që ta bëni punën tuaj drejt ja vini fajin të tjerëve. Ju jeni BURRACAKË. Asgjë nuk do të shkonte keq nëpër shkolla nëse ju do bënit detyrën tuaj.

Vazhdoni luani ping-pong sa me bashkinë sa me ministrinë e mirëqënies sa më ministrinë e ekonomisë.

Vij nga shkolla ekonomike profesionale në Tiranë Zonja Besa, nga një shkollë godina e së cilës ka nxjerrë dikur mësues. Godinë që bashkia na e mori dhe e bëri konvikt. Isha fillim vitit të 3 kur shkolla jonë u kthye pasdite. E di i shkrova një letër në rrjetet sociale shokut tuaj, një njeriu që dhe unë në fillim i besova por që ma theu besimin. Një njeriu që bërtiste për shkollat profesionale dhe s’bëri asgjë (kur ishte ministër i mirqëniës sociale). E di si ju përgjigj letrës sime : më asnjë përgjigje. E di ç’më ka thëne një punonjës i bashkisë në një mbledhje që u bë me nxënësit e shkollave në verën e vitit 2018, kur pyeta pse shkolla ime ka të parkuara makina para? (sepse ndahet mes 3 institucionesh bashkisë, shkollës dhe një tjetër institucioni) E di cila ishtë përgjigjja… Po unë ku ta parkoj makinën? Cdo mëngjes shoqëroheshim në shkollë me makina që parkonin aty. Më bëni një NDER kur ju dhe bashkia ti prisni asaj shkolle shiritin trajtojeni me dinjitet dhe bëjeni edhe ambjentin jashtë të denjtë për një shkollë me një oborr që duhet ti përkasë vetëm asaj as mësueseve dhe askujt. Se ajo shkollë nxjerr profesionistë që njëren e keni në ministrinë e ekonomisë dhe ish nxënëse e asaj shkolle. Jemi një shkollë që menaxhoheshte nga ministira e mirqënies sociale dhe me pas nga ministria e Ekonomise që në 4 vite nuk pash njeri të dilte e të hynte të jeptë mësim si ekspert ekonomie i këtij shteti. Një bllok faturash realë mund të na e sillnin ? Një ekspert kontabël mundet të na e sillnin dicka ndryshe mund të na ofronin… Ju nuk ishit akoma në pushtet kur këto ndodhën më duket se ishte shoqja juaj Lindita. Ju kërkoj ndjese që disa nxënës qëlluan ministrinë nuk kishim atë për qëllim.

Pyte pak Linditën për protëstën e madhë të SHPRESËS për protestën e dhjetorit, për revolten e studentëve. PYETE PRA!???

Jeni e re zonja Besa jeni ministrja më e re e arsimit. Nëse nuk je më ne më kë je ??? Nësë nuk ndjen moskënaqsinë tonë cfarë ndjen ??? Boll, boll më.

Po si ka mundësi që të dalim më mirë në gjuhë të huaj sesa në gjuhën e nënës tone?

Të lutëm eja, një herë në shkollë TI vetëm pa asnjë drejtori përkatëse dhe na pyet. Pyeti mësuesit tanë çfarë problematikash hasin në lidhje më ne në lidhje më çdo gjë. Këtë gjë bejë pa kamera pa e ditur askush. Lërni një herë burrokracinë mënjanë. BËHUNI NJERI QË NDJEN. Ju bashkë me QSHA-në. Janë 32’000 marurantë që me sytë lart luten që gjithcka të shkojë mirë për ta.

Ta dish jemi matura më ë fortë, brezi më i mirë që mund të keni kaluar. Një brez që i ndryshoi çdo gjë që më ardhjen në gjimnaz. Zbrisni nga flluska juaj dhe qëndroni më afër nesh. Një brez pa arsim të mirë është një brez i dështuar, dështimi i të cilës ka filluar të ndihet. E nëse ju vazhdoni të mos ndryshoni asgjë atëherë uroj që të bëriturat tona, thirrjet tona , lotët tona të kthehen në makthin tuaj më të keq.

E di zonja Besa, e di zonja Rezana

Nëse maturantët dhe gjimazistët, nxënësit do të ishin të kënaqur e di si do të ishte Shqipëria??

*BUKURI ! Tmerrisht e dashur, LLAHTARI! Tmerrisht e bukur;*

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit