Lëngjet e pemëve shkaktojnë mbipeshë dhe diabet

0
53

Lëngjet e pemëve kanë shumë sheqer, prandaj nuk duhet ta kenë vendin e tyre në mes të pesë vakteve brenda ditës, paralajmërojnë hulumtuesit pranë Universitetit Bangor në Wales.

Përmes një studimi, ata kanë treguar se lëngjet e pemëve te njerëzit me peshë të tepërt “vrasin” ndjeshmërinë në lëngje, ndërsa përmirësojnë “prirjen e nëndijshme” ndaj shijes së ëmbël.

“Hulumtimi ka treguar se nevojitet pak ushqim i ëmbël për t’u ndryshuar perceptimi ndaj shijes, si dhe ka treguar se sa të fuqishëm janë produktet e ëmbla”, ka deklaruar udhëheqësi i studimit, Hans-Peter Kubis.

Konsumimi i lëngjeve të ëmbla të pemëve do të ketë pasoja në shëndet sepse nxit mbipeshën dhe paraqitjen më të shpeshtë të diabetit tip 2.

Qëllimi kryesor i studimit është që t’i rekomandojë prindërit që fëmijëve të tyre në vend të lëngjeve të pemëve t’u japin ujë. /brezi/kohaislame