8.8 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

“La Sapienza”: Veshjet e ngushta, duhani dhe alkooli ulin fertilitetin mashkullor

Më të lexuarat

“Alkooli, duhani, jeta sedentare, drogërat, janë përgjegjëse për një reduktim deri në 10 për qind të volumit të testikujve mes të rinjve, madje edhe me pasoja afatgjata”, deklaroi prof. asc. Andrea Isidori nga Universiteti “La Sapienza” në Romë…

Veshje të ngushta, duhan, alkool, dieta të gabuara dhe jetë sedentare…

Për shkak të këtyre veseve të këqija, te të rinjtë e sotëm janë reduktuar spermatozoidët e shëndetshëm, ndërsa tek meshkujt e moshës së mesme bie sasia e testosteronit.

Këto të dhëna u prezantuan gjatë një seminari mbi shëndetin andrologjik të organizuar nga politeknikumi “Umberto I” i Universitetit “La Sapienza” në Romë.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, 15-20 për qind e çifteve në vendet perëndimore vuajnë nga infertiliteti dhe 35-40 për qind e këtyre rasteve varen nga mashkulli.

“Mes meshkujve të lindur nga viti 1979-1987, numri i spermatozoidëve morfologjikisht normalë ka rënë me 25 për qind, sipas një studimi të Revistës Ndërkombëtare të Andrologjisë (International Journal of Andrology)”, thotë Andrea Isidori, profesor i asociuar i Andrologjisë në Universitetin “La Sapienza” dhe anëtar i Akademisë Evropiane të Andrologjisë (European Academy of Andrology).

Në dëshminë se diçka po dëmton fertilitetin mashkullor shtohet edhe një studim nga Instituti i Kërkimeve të Nju-Englandës (New England Research Institute), ku tregohet se 50-vjeçarët e sotëm kanë një nivel 10 për qind më të ulët të testosteronit sesa 50-vjeçarët e lindur 30 vite më parë, me pasoja në kocka, muskuj dhe humor.

Por arsyet e këstij reduktimi të fertilitetit mashkullor janë të ndryshme.

“Alkooli, duhani, jeta sedentare, drogërat, janë përgjegjëse për një reduktim deri në 10 për qind të volumit të testikujve mes të rinjve, madje edhe me pasoja afatgjata”, shpjegon Isidori.

“Madje duke veshur çdo natë mbadhje të ngushta, sikurse tregon një studim i revistës ‘Human Reproduction’, rrezikohet që të ketë një reduktim të plotë të spermatozoidëve”, përfundon eksperti italian.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit