16.7 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Ky është interneti!

Më të lexuarat

Interneti nuk është vetëm ai që po shihni në ekran. Ai është i shtrirë nën ujë, ku kabllo të përbëra nga fije optike janë të shtrira përgjatë oqeaneve dhe përreth kontinenteve.

Satelitët janë si dial-up. Askush nuk i përdorë. Kabllot nënujore bëjnë internetin global, me kabllot më të sofistikuara të cilat transmetojnë gati dhjetë terrabit të dhënat për sekondë, të kompresuara përmes një grushti të fijeve të fibrave-optike. Ka vetëm qindra kabllo të këtilla në ujëra përreth botës. dhe ato janë të shpërndara në mënyrë proporcionale, dhe kanë një diametër shumë të hollë por jashtëzakonisht të gjatë. Asnjë konstruksion i bërë nga njeriu nuk mund të krahasohet me to. Ato janë tubat më të gjatë të krijuar deri më sot, dhe për herë të parë mund të shihni një hartë interaktive online se ku janë ato.

Për një dekadë, Teleography me bazë në Washington ka qenë duke publikuar një hartë të kabllove nënujore. Por gjithnjë ka qenë në letër dhe është shitur për 250 dollarë. Por duke filluar nga sot, kompania ka vendosur këtë hartë online, pa pagesë dhe e ka bërë interaktive. Dhe në vend se të merr informacionet prej Wikipedia’s, hartografët e Teleography kanë përdorur teknika klasike për të marr informacione: ata kanë pyetur pronarëve e kabllove, të cilët me kënaqësi kanë pranuar të shkëmbejnë lokacionin e stacioneve të tyre dhe kapacitetit momental të bandwidth’it të sistemit të tyre.

Telegeography në anën tjetër ka limituar zoom’in në hartë, duke mbajtur kështu sekret lokacionin e saktë. Por a është edhe një sasi e këtillë e informacionit e rrezikshme? Stephan Beckert nga Telegeography nuk men mendon kështu. “Në fakt është më rrezik të mos e dijmë se ku janë fibrat, sepse është më vështirë të planifikohet zëvendësimi i rrjeteve” thot ai. Për një rrjet të madh që bln bandwidth me shumice përgjatë gurpit si Facebook, Microsoft apo Citibank, harta është një vegël esenciale. /pcworldalbanian/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit