Kurat natyrale për të ndaluar së piri duhan dhe alkool

0
46

Ekzistojnë disa kura natyrale për të ndaluar së piri duhan dhe alkool, në këtë mënyrë i dhuroni vetës tuaj shëndet të mirë. Megjithatë përbërësi kryesorë duhët të jetë gjithmonë vullneti dhe vendosmëria.

Midis kujdesjeve natyrale efikase për të ndaluar duhanin dhe pijen, gjejmë bimet. Bima Kudzu është e nevojshme në rastet e alkoolizmit kronik falë cilësive të saja që ndihmojnë melçinë për tu pastruar. Gjithashtu dhe Aloe Vera arrin të mbrojë organizmin nga dëmet që shkakton alkooli, nga më të zakonshmet është cirroza . Reishi është një kërpudhë kineze shumë e përdorur për të kuruar pacientët nga efektet që jep alkooli dhe mbi te gjitha limiton dëmet në melçi.
Ekzistojnë më pas lëngje natyrale qe mund të ndihmojnë ato që duan të ndalojnë të pinë duhan. Lëng karotash dhe kajsi: 6 kajsi dhe një karotë të madhe. Lani kajsitë dhe karoten dhe futini në mikser, me pas shtojini ½ gotë ujë dhe përzieni mirë. Ta pini çdo ditë 1 herë në ditje për një 1 muaj. Vitamina A që permbajnë karotat mbron pjesët e frymëmarrjes dhe arrijnë të shërojnë plagët që ka shkaktuar tymi i duhanit.
Lëng : 1 portokall, 1 mango, 1 limon, ½ kastravec dhe 30 ml uje . Nxirrni lëngun nga çdo produkt dhe bashkojeni me ujin derisa të merrni një pije homogjene , e cila pihet esëll , një muaj po dhe një muaj jo në totalin e 4 muajve.
Nëse këto kura natyrale nuk do të mjaftonin, sot ekzistojnë alternativa të tjera , të ofruara nga shkenca dhe nga mjekësia, si lazeri kundër nikotinës ose hipnozës./ndx/kohaislame