7.7 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

Kosovë, IHH shpërndan kurbane për familjet në nevojë

Më të lexuarat

Fondacioni IHH gjatë Kurban Bajramit ka nisur shpërndarjen e ndihmave me kurbane, ku ka ndarë 1.800 pjesë të kurbanit për familjet në nevojë në Kosovë

FUSHË KOSOVË (AA) – Fondacioni Humanitar për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut (IHH) me qendër në Turqi, në kuadër të shpërndarjes së kurbaneve me rastin e Festës së Kurban Bajramit, sot bëri shpërndarjen e kurbaneve për 120 familjet e invalidëve të luftës në Fushë Kosovë, komunë afër Prishtinës, raporton Anadolu Agency (AA).

Fondacioni IHH gjatë Kurban Bajramit ka nisur shpërndarjen e ndihmave me kurbane, ku ka ndarë 1.800 pjesë të kurbanit për familjet në nevojë në Kosovë.

Osman Atalay, anëtar i Këshillit të Bordit Drejtues të IHH-së, në një deklaratë për AA tha se janë therur 40 bagëti të trasha të cilat do të ju shpërndahen 1.800 familjeve në Kosovë. Ai bëri të ditur se pas shpërndarjes së kurbaneve për afro 120 familje në Fushë Kosovë, do të bëjnë shpërndarjen e kurbaneve në qytetet e ndryshme të Kosovës, si në Prishtinë, Prizren, Mamushë, Kaçanik dhe në Drenicë.

“Ne këtu veçanërisht jemi duke i dhënë përparësi familjeve të jetimëve dhe jemi duke i shpërdorë kurbanet për fëmijët jetimë, invalidët e luftës, qendrës së Shëndetit Mendor në Prizren dhe familjeve të fëmijëve me sindromën Down. Si fondacion gjatë këtyre katër ditëve të Kurban Bajramit do të ndihmojmë 1800 familje në Kosovë”, tha Atalay.

Ndërsa, Xhevdet Qeriqi, kryetari i Shoqatës së Invalidëve të Luftës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), nga dega në Fushë Kosovë, falënderoi Fondacionin IHH dhe Turqinë për ndihmat e tyre, duke theksuar se Turqia vazhdimisht është duke ndihmuar veteranët dhe invalidët e luftës, qoftë në shërimin e invalidëve nëpër spitalet e Turqisë, por edhe me ndihma të tjera.

“Në këtë rast janë rreth 100 familje që do të ndihmohen në komunën e Fushë Kosovës, prej invalidëve dhe veteranëve të luftës”, tha Qeriqi.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit